Isaia
56 Kështu thotë Jehovai:
«Zbatoni drejtësinë+ dhe bëni atë që është e drejtë,
sepse shpëtimi im do të vijë së shpejti
dhe drejtësia ime do të shpaloset.+
2 Lum njeriu që vepron kështu
dhe biri i njeriut që kapet fort pas saj,
që mban Sabatin pa e përdhosur+
dhe nuk bën asgjë të ligë me dorën e tij!
3 I huaji që bashkohet me Jehovain+ të mos thotë:
‘Me siguri, Jehovai do të më ndajë nga populli i tij.’
As eunuku të mos thotë: ‘Jam një dru i thatë.’»
4 Se kështu thotë Jehovai: «Eunukëve që mbajnë sabatet e mia, që zgjedhin atë që më pëlqen mua dhe që respektojnë besëlidhjen time,
5 do t’u jap në shtëpinë time dhe brenda mureve të mia
një kujtim* dhe një emër të përjetshëm,
diçka më të mirë se bijtë e bijat.
Unë do t’u jap një emër të përjetshëm,
një emër që nuk do të fshihet.
6 Edhe të huajt që bashkohen me Jehovain për t’i shërbyer,
për ta dashur emrin e Jehovait+
dhe për t’u bërë shërbëtorë të tij,
të gjithë ata që mbajnë Sabatin pa e përdhosur
dhe që respektojnë besëlidhjen time,
7 do t’i çoj në malin tim të shenjtë+
dhe do t’u fal gëzim brenda shtëpisë sime të lutjes.
Blatimet e plota të djegura dhe flijimet e tyre do të pranohen në altarin tim,
sepse shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjesh për të gjithë popujt.»+
8 Zotëria Sovran Jehova, që i mbledh të shpërndarët e Izraelit,+ thotë:
«Veç atyre që tashmë janë mbledhur,
do të mbledh edhe të tjerë rreth tij.»+
10 Rojat e tij janë të verbra,+ asnjë prej tyre nuk dallon gjë.+
Të gjithë janë si qen të pagojë që nuk lehin dot,+
por vetëm gulçojnë, shtrihen dhe u pëlqen të dremitin.
11 Janë si qen të uritur;* nuk ngopen kurrë.
Janë barinj që nuk kuptojnë.+
Gjithsecili ndjek rrugën e vet;
çdokush prej tyre kërkon përfitim të padrejtë dhe thotë:
Nesër do të jetë si sot, madje shumë më mirë.»