Letra drejtuar kolosianëve
4 Ju, zotërinj, trajtojini skllevërit tuaj me drejtësi e paanshmëri, duke ditur se edhe ju keni një Zotëri në qiell.+
2 Ngulmoni në lutje+ e, nëpërmjet tyre, rrini syçelë dhe falënderoni Perëndinë.+ 3 Ndërkohë lutuni edhe për ne,+ që Perëndia të na hapë një derë, e kështu ta shpallim fjalën dhe sekretin e shenjtë për Krishtin, për të cilin jam nën vargonj,+ 4 si edhe që unë ta paraqes atë qartë, siç e kam për detyrë.
5 Vazhdoni të silleni me mençuri ndaj atyre që nuk janë në besim, duke e shfrytëzuar sa më mirë kohën.*+ 6 Fjalët tuaja të jenë gjithnjë të hijshme e të lezetuara me kripë,+ që të dini si t’i përgjigjeni gjithsecilit.+
7 Tikiku,+ vëllai im i dashur, shërbëtor besnik dhe skllav i Zotërisë si ne, do t’ju tregojë gjithë të rejat për mua. 8 Po e dërgoj te ju që të dini si jemi dhe t’ju ngushëllojë zemrat. 9 Ai po vjen bashkë me Onesimin,+ këtë vëlla besnik e të dashur për mua, i cili është nga anët tuaja; ata të dy do t’ju tregojnë gjithçka që po ndodh këtu.
10 Aristarku,+ shoku im i robërisë, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Marku,+ kushëriri i Barnabës (për të cilin keni marrë udhëzime që ta mirëpritni,+ nëse vjen te ju), 11 si edhe Jezui, të cilin e thërrasin Just. Këta janë të vetmit ndër të rrethprerët që bashkëpunojnë me mua për Mbretërinë e Perëndisë, e për mua ata kanë qenë burim i madh ngushëllimi.* 12 Epafrai,+ që është nga anët tuaja, skllav i Krishtit Jezu, ju dërgon të fala. Ai lutet gjithnjë me zjarr për ju, që në fund të qëndroni të plotë* dhe të keni bindje të patundur për çdo aspekt të vullnetit të Perëndisë. 13 Ju siguroj se ai mundohet shumë për ju dhe për ata në Laodice e në Hierapoli.
14 Luka,+ mjeku i dashur, ju dërgon të fala, e po kështu edhe Dema.+ 15 Bëjuni të fala nga unë vëllezërve në Laodice, Nimfës dhe kongregacionit që mblidhet në shtëpinë e saj.+ 16 E pasi ta keni lexuar këtë letër mes jush, sigurohuni që të lexohet+ edhe në kongregacionin e Laodicesë, kurse ju lexoni letrën e Laodicesë. 17 Gjithashtu, i thoni Arkipit:+ «Kushtoji vëmendje shërbimit që pranove si dishepull i Zotërisë, që ta kryesh siç duhet.»
18 Ja përshëndetja ime, e Pavlit, që e shkrova me dorën time.+ Mos harroni vargonjtë e mi.+ Mirësia e pamerituar e Perëndisë qoftë me ju!