Sipas Mateut
26 Tani, kur mbaroi gjithë këto fjalë, Jezui u tha dishepujve të vet: 2 «Ju e dini se pas dy ditësh bie Festa e Kalimit*+ dhe Birin e njeriut do ta dorëzojnë që ta ekzekutojnë në shtyllë.»+
3 Atëherë krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit u mblodhën në oborrin e kryepriftit, i cili quhej Kajafa,+ 4 dhe së bashku thurën një komplot+ kundër Jezuit që ta arrestonin* me dredhi dhe ta vritnin. 5 Megjithatë thoshin: «Jo në festë, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull.»
6 Kur Jezui ishte në Betani, në shtëpinë e Simonit, të lebrosurit,+ 7 ndërsa po hante,* iu afrua një grua me një enë alabastri me vaj aromatik të kushtueshëm dhe nisi t’ia derdhte mbi kokë. 8 Kur e panë këtë, dishepujt u indinjuan dhe thanë: «Pse ky harxhim i kotë? 9 Ky vaj mund të ishte shitur shumë shtrenjtë e paratë t’u jepeshin të varfërve.» 10 Jezuit ia kapi veshi këtë dhe u tha: «Pse e bezdisni këtë grua? Ajo bëri një vepër të mirë ndaj meje. 11 Të varfrit do t’i keni gjithmonë,+ kurse mua nuk do të më keni gjithmonë.+ 12 Ajo grua e hodhi këtë vaj aromatik mbi trupin tim që të më përgatiste për varrim.+ 13 Vërtet po ju them: kudo që të predikohet lajmi i mirë në mbarë botën, do të tregohet edhe ajo që bëri kjo grua, në kujtim të saj.»+
14 Pastaj një nga të Dymbëdhjetët, ai që quhej Judë Iskarioti,+ shkoi te krerët e priftërinjve+ 15 dhe u tha: «Ç’do të më jepni që ta tradhtoj e ta dorëzoj në duart tuaja?»+ Ata ranë dakord për 30 monedha argjendi.+ 16 Kështu, që nga ajo kohë, ai kërkonte një rast të volitshëm për ta tradhtuar.
17 Ditën e parë të Festës së Bukëve Pa Maja,+ dishepujt iu afruan Jezuit dhe e pyetën: «Ku dëshiron të të përgatitim darkën e Festës së Kalimit?»+ 18 Ai tha: «Shkoni në qytet te filani dhe i thoni: “Mësuesi thotë: ‘Koha ime* është afër. Do ta kremtoj Festën e Kalimit bashkë me dishepujt e mi në shtëpinë tënde.’”» 19 Kështu dishepujt bënë siç i udhëzoi Jezui dhe përgatitën gjërat për Festën e Kalimit.
20 Kur ra mbrëmja,+ ai ishte shtruar në tryezë me 12 dishepujt.+ 21 Ndërsa ata po hanin, u tha: «Vërtet po ju them se njëri nga ju do të më tradhtojë.»+ 22 Shumë të trishtuar, ata nisën t’i thoshin të gjithë pa përjashtim: «Zotëri, nuk jam unë, apo jo?» 23 Ai u përgjigj: «Do të më tradhtojë ai që ngjyen bukën bashkë me mua në çanak.*+ 24 Vërtet, Biri i njeriut po ikën, ashtu siç është shkruar për të, por mjerë+ ai njeri që e tradhton Birin e njeriut!+ Për të do të ishte më mirë të mos kishte lindur.»+ 25 Atëherë Juda, që pas pak do ta tradhtonte, i tha: «Nuk jam unë, Rabi, apo jo?» Ai i tha: «Ti vetë e the.»
26 Ndërsa vazhdonin të hanin, Jezui mori një bukë dhe pasi bëri një lutje,* e theu,+ ua dha dishepujve dhe u tha: «Merrni, hani. Kjo përfaqëson trupin tim.»+ 27 Mori edhe një kupë verë, falënderoi Perëndinë, ua dha atyre dhe tha: «Pini të gjithë ju,+ 28 sepse kjo përfaqëson gjakun tim, ‘gjakun+ e besëlidhjes’,+ që do të derdhet në dobi të shumë vetave,+ për faljen e mëkateve.+ 29 Megjithatë po ju them se nuk do të pi më kurrë nga kjo verë, deri ditën kur ta pi të re, bashkë me ju, në Mbretërinë e Atit tim.»+ 30 Në fund, pasi kënduan lavde,* dolën dhe shkuan në Malin e Ullinjve.+
31 Atëherë Jezui u tha: «Këtë natë, të gjithëve ju do t’ju lëkundet besimi për shkakun tim, sepse është shkruar: ‘Do të godas bariun dhe delet e kopesë do të hallakaten.’+ 32 Por, pasi të ngrihem nga të vdekurit, do të shkoj përpara jush në Galile.»+ 33 Mirëpo Pjetri i tha: «Edhe sikur të gjithëve t’u lëkundet besimi për shkakun tënd, mua kurrë nuk do të më lëkundet besimi!»+ 34 Jezui ia ktheu: «Vërtet po të them: sonte, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë.»+ 35 Pjetri i tha: «Edhe sikur të më duhej të vdisja me ty, kurrsesi nuk do të të mohoja!»+ Të njëjtën gjë thanë edhe gjithë dishepujt e tjerë.
36 Pastaj Jezui shkoi bashkë me ta në një vend të quajtur Getsemani+ dhe u tha: «Uluni këtu, kurse unë po shkoj pak më tutje që të lutem.»+ 37 Me vete mori Pjetrin dhe dy djemtë e Zebedeut. Ai filloi të ndiente dhembje e ankth të madh,+ 38 dhe u tha atyre: «Më dhemb shpirti, madje për vdekje. Rrini këtu dhe qëndroni vigjilentë bashkë me mua.»+ 39 Pastaj shkoi pak më përpara, u përkul me fytyrë përtokë dhe filloi të lutej:+ «Ati im, nëse është e mundur, le të mos pi nga* kjo kupë.+ Megjithatë, jo si dëshiroj unë, por si dëshiron ti.»+
40 Kur u kthye te dishepujt, i gjeti duke fjetur, prandaj i tha Pjetrit: «Nuk mundët të qëndronit vigjilentë me mua as edhe një orë?+ 41 Qëndroni vigjilentë+ dhe lutuni vazhdimisht,+ që të mos tundoheni.+ Sigurisht, zemra* është gati, por trupi* është i dobët.»+ 42 Ai iku sërish, për të dytën herë, dhe u lut: «Ati im, nëse nuk është e mundur që të mos pi nga kjo kupë, atëherë u bëftë vullneti yt.»+ 43 U kthye prapë dhe i gjeti duke fjetur, sepse u ishin rënduar sytë. 44 Kështu u largua përsëri prej tyre dhe u lut për të tretën herë, duke thënë të njëjtat fjalë. 45 Pastaj u kthye te dishepujt dhe u tha: «Në një kohë si kjo, ju flini dhe pushoni?! Ja, është afruar ora që Birin e njeriut ta tradhtojnë dhe ta dorëzojnë në duart e mëkatarëve. 46 Ngrihuni, le të shkojmë. Tradhtari im është afër.» 47 Ndërsa po fliste, ja, erdhi Juda, një nga të Dymbëdhjetët. Bashkë me të erdhi edhe një turmë e madhe me shpata dhe hunj nëpër duar, që e kishin dërguar krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit.+
48 Tradhtari u kishte thënë atyre se do t’u bënte një shenjë: «Atë që do të puth, ai është; atë arrestoni.» 49 Ai vajti drejt e te Jezui dhe i tha: «Tungjatjeta, Rabi!» dhe e puthi miqësisht. 50 Kurse Jezui i tha: «Mik, për ç’arsye je këtu?»+ Kështu ata erdhën, e kapën Jezuin dhe e arrestuan. 51 Kur ja, një nga ata që ishin me Jezuin, zgjati dorën dhe nxori shpatën, goditi skllavin e kryepriftit dhe i preu veshin.+ 52 Atëherë Jezui i tha: «Ktheje shpatën në vendin e vet,+ sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.+ 53 Apo mendon se nuk i lutem dot Atit tim që të më dërgojë në çast më shumë se 12 legjione engjëjsh?+ 54 Si do të përmbusheshin atëherë Shkrimet, sipas të cilave duhet të ndodhë kështu?» 55 Në atë çast, Jezui u tha turmave: «Paskeni ardhur të më arrestoni me shpata dhe hunj sikur të isha kusar?! Ditë për ditë ulesha në tempull dhe mësoja,+ e megjithatë ju nuk më arrestuat.+ 56 Por e gjithë kjo po ndodh që të përmbushen shkrimet e profetëve.»+ Atëherë të gjithë dishepujt e braktisën dhe ia mbathën.+
57 Ata që e arrestuan Jezuin, e çuan te kryeprifti Kajafa,+ ku ishin mbledhur skribët dhe pleqtë.+ 58 Kurse Pjetri e ndoqi nga larg deri në oborrin e kryepriftit dhe, pasi hyri brenda, u ul bashkë me shërbëtorët e shtëpisë për të parë si do të shkonte puna.+
59 Ndërkohë, krerët e priftërinjve dhe gjithë Sinedri po kërkonin dëshmitarë të rremë kundër Jezuit, që ta ekzekutonin.+ 60 Mirëpo nuk gjetën asnjë, edhe pse u paraqitën shumë dëshmitarë të rremë.+ Më vonë u paraqitën dy të tjerë 61 dhe thanë: «Ky njeri ka thënë: ‘Unë jam në gjendje ta rrëzoj tempullin e Perëndisë dhe ta ndërtoj për tri ditë.’»+ 62 Atëherë kryeprifti u çua dhe i tha: «S’po jep asnjë përgjigje? Nuk e dëgjon ç’po dëshmojnë këta kundër teje?»+ 63 Por Jezui nuk bënte zë.+ Kështu kryeprifti i tha: «Të vë në be për Perëndinë e gjallë, që të na thuash nëse ti je Krishti, Biri i Perëndisë!»+ 64 Jezui i tha: «Ti vetë e the. Megjithatë unë po ju them: që tani e tutje do ta shihni Birin e njeriut+ të ulur në të djathtën e të Fuqishmit*+ dhe duke ardhur në retë e qiellit.»+ 65 Menjëherë kryeprifti shqeu rrobat dhe tha: «Ai blasfemoi! Ç’na duhen më dëshmitarët?! Ju e dëgjuat vetë blasfeminë.* 66 Ç’mendoni?» Ata u përgjigjën: «Meriton vdekjen!»+ 67 Atëherë e pështynë në fytyrë+ dhe i gjuajtën me grushte.+ Të tjerë i ranë me shuplaka+ 68 dhe i thanë: «Na profetizo, o Krisht! Kush të goditi?»
69 Ndërkohë, Pjetri po rrinte ulur jashtë në oborr. Një shërbëtore iu afrua dhe i tha: «Edhe ti ishe me Jezuin, galileasin.»+ 70 Por ai e mohoi përpara të gjithëve dhe tha: «Nuk e di për çfarë po flet.» 71 Kur po shkonte te porta e oborrit,* një vajzë tjetër e vuri re dhe u tha atyre që ishin atje: «Ky njeri ishte me Jezuin, nazareasin.»+ 72 Kurse ai e mohoi përsëri dhe zuri be: «Nuk e njoh atë njeri!» 73 Pas pak, ata që ishin atje rrotull, u afruan dhe i thanë Pjetrit: «E sigurt që edhe ti je një nga ata, sepse të tradhton theksi.»* 74 Kështu ai filloi të mallkonte veten e të betohej: «Po nuk e njoh atë njeri!» Dhe menjëherë një gjel këndoi. 75 Pjetrit i erdhën ndër mend fjalët e Jezuit: «Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë.»+ Ai doli përjashta dhe qau me dënesë.