5A Jezui—Ngjashëm Perëndisë; hyjnor
Gjo 1:1—«dhe Fjala ishte një perëndi (ngjashëm Perëndisë; hyjnore)»; Gr., καὶ θεὸς ἦν ὁ λόγος (kai theós en ho lógos)
1808 |
|
The New Testament, in An Improved Version, Upon the Basis of Archbishop Newcome’s New Translation: With a Corrected Text, Londër. |
1864 |
|
The Emphatic Diaglott (J21, teksti interlinear), nga Benxhamin Uillson, Nju-Jork dhe Londër. |
1879 |
|
La Sainte Bible, Sëgo-Oltramar, Gjenevë dhe Paris. |
1879 |
|
Përkthimi i Kristoforidhit. |
1975 |
|
Das Evangelium nach Johannes, nga Sigfrid Shulc, Gëtingen, Gjermani. |
1978 |
|
Das Evangelium nach Johannes, nga Joanes Shnajder, Berlin. |
1979 |
|
Das Evangelium nach Johannes, nga Jyrgen Beker, Vyrcburg, Gjermani. |
1991-1994 |
|
Diodati i Ri. |
1994 |
|
Dom Simon Filipaj. |
Këto përkthime përdorin fjalë të tilla si «perëndi», «e një lloji hyjnor» ose «e një lloji ngjashëm Perëndisë», sepse fjala greke θεός (theós) është një emër kallëzuesor në numrin njëjës, që ndodhet para foljes dhe nuk paraprihet nga nyja shquese. Ky është një theós pa nyjën shquese. Perëndia me të cilin Fjala ose Logosi ishte në fillim, përshkruhet këtu me fjalët greke ὁ θεός, domethënë, theós e paraprirë nga nyja shquese ho. Ky është një theós i nyjëzuar. Ndërtimi i nyjëzuar i emrit tregon një identitet, një personalitet, ndërsa një emër kallëzuesor në numrin njëjës pa nyjë shquese, që paraprin foljen, tregon një cilësi të dikujt. Prandaj, pohimi i Gjonit se Fjala ose Logosi ishte «perëndi», «e një lloji hyjnor» ose «e një lloji ngjashëm Perëndisë», nuk do të thotë se ai ishte Perëndia me të cilin ishte. Thjesht, shpreh një cilësi të Fjalës ose të Logosit, por nuk e identifikon atë si të njëjtë me vetë Perëndinë.
Në tekstin grek ka shumë raste të një emri kallëzuesor në numrin njëjës pa nyjë shquese, që paraprin foljen. Shih, për shembull, te Mr 6:49; 11:32; Gjo 4:19; 6:70; 8:44; 9:17; 10:1, 13, 33; 12:6. Në këto vende, disa përkthyes futin nyjën joshquese «një» përpara emrit kallëzuesor, me qëllim që të nxjerrin në pah cilësinë ose karakteristikën e kryefjalës. Meqë në këto shkrime nyja joshquese futet përpara emrit kallëzuesor, për të njëjtën arsye nyja joshquese «një» është futur përpara fjalës pa nyjë shquese θεός në kallëzuesorin e Gjonit 1:1, për ta bërë që të lexohet «një perëndi». Shkrimet e Shenjta vërtetojnë saktësinë e këtij përkthimi.
Në artikullin e tij «Qualitative Anarthrous Predicate Nouns: Mark 15:39 and John 1:1», botuar në Journal of Biblical Literature, vëll. 92, Filadelfia, 1973, fq. 85, Filip B. Harner thoshte se pjesë të tilla të fjalive, si ajo te Gjoni 1:1, «me një kallëzuesor pa nyjë shquese që paraprin foljen, kanë kryesisht kuptim cilësor. Ato tregojnë se logosi ka natyrën e theosit. S’ka asnjë bazë për ta konsideruar kallëzuesorin theos si të shquar». Në fq. 87 të artikullit të tij, Harneri përfundonte: «Te Gjoni 1:1, unë mendoj se forca cilësore e kallëzuesorit është kaq e spikatur, saqë emri nuk mund të konsiderohet si i shquar.»
Më poshtë, vijon një listë me rastet tek ungjijtë e Markut dhe të Gjonit, ku përkthyes të ndryshëm i kanë përkthyer me nyjë joshquese ose në trajtën e pashquar emrat kallëzuesorë në njëjës pa nyjë shquese që shfaqen përpara foljes. Këtë e kanë bërë për të treguar karakterin e pashquar dhe cilësor të këtyre emrave:
Shkrimi |
Përkthimi Bota e Re |
Diodati i Ri |
Përkthimi i Kristoforidhit |
Dom Simon Filipaj |
King James Version |
An American Translation |
---|---|---|---|---|---|---|
një fanitje |
një fantazmë |
hije |
fantasmë |
një frymë |
një fantazmë |
|
profet |
një profet |
profit |
profet |
profet |
profet |
|
një profet |
një profet |
profit |
profet |
një profet |
një profet |
|
shpifës |
një djall |
djall |
djall |
djall |
spiun |
|
vrasës |
vrasës |
njeri-vrasës |
vrastar njerëzish |
vrasës |
vrasës |
|
gënjeshtar |
gënjeshtar |
gënjeshtar |
rrenacak |
gënjeshtar |
gënjeshtar |
|
profet |
një profet |
profit |
profet |
një profet |
një profet |
|
hajdut |
vjedhës |
vjedhës |
vjedhës |
hajdut |
hajdut |
|
mëditës |
rrogëtar |
i-pajtuarë |
rrogëtar |
mëditës |
mëditës |
|
njeri |
njeri |
njeri |
njeri |
njeri |
veçse një njeri |
|
hajdut |
vjedhës |
vjedhës |
vjedhës |
hajdut |
hajdut |
a Përkthyer nga anglishtja.
b Përkthyer nga anglishtja.
c Përkthyer nga anglishtja.
d Përkthyer nga anglishtja.