Zanafilla
4 Adami pati marrëdhënie me Evën, gruan e tij, dhe ajo mbeti shtatzënë.+ Ajo lindi Kainin*+ dhe tha: «Solla në jetë një burrë me ndihmën e Jehovait.»+ 2 Më vonë lindi vëllanë e tij, Abelin.+
Abeli u bë çoban dhensh,+ kurse Kaini punonte tokën.+ 3 Pas njëfarë kohe Kaini solli disa fryte të tokës+ si blatim për Jehovain.+ 4 Edhe Abeli solli disa pjella të para+ të kopesë së tij, madje pjesët e tyre të dhjamura.+ Ndonëse Jehovai e pa me pëlqim Abelin dhe blatimin e tij,+ 5 ai nuk e pa fare me pëlqim Kainin dhe blatimin e tij.+ Prandaj Kaini u nxeh+ dhe u ngrys në fytyrë. 6 Atëherë Jehovai i tha Kainit: «Pse nxehesh dhe pse ngrysesh? 7 Nëse kthen rrugë dhe vepron mirë, a nuk do të kesh pëlqimin tim?+ Por nëse jo, mëkati po të përgjon te porta dhe digjet nga dëshira për ty.+ Por ti, a do ta mposhtësh?»+
8 Pas kësaj Kaini i tha vëllait të tij, Abelit: «Le të shkojmë në fushë.» Kështu, kur ishin atje, Kaini e sulmoi Abelin dhe e vrau.+ 9 Më pas, Jehovai e pyeti Kainin: «Ku është Abeli, yt vëlla?»+ Ky ia ktheu: «Nuk e di. Mos jam gjë roja i tim vëllai?»+ 10 Kështu ai i tha: «Ç’ke bërë? Dëgjo! Gjaku i vëllait tënd po më thërret nga toka.+ 11 Tani je i mallkuar dhe i dëbuar nga toka,+ e cila ka hapur gojën për të marrë gjakun e vëllait tënd nga dora jote.+ 12 Kur të punosh tokën, ajo s’ka për të dhënë frytet e saj.*+ Do të jesh endacak dhe i arratisur në tokë.»+ 13 Kaini i tha Jehovait: «Ndëshkimi për fajin që bëra, është shumë i rëndë dhe s’e përballoj dot. 14 Ja, ti po më përzë sot nga faqja e dheut dhe do të jem i fshehur nga fytyra jote.+ Unë do të jem endacak+ dhe i arratisur në tokë, dhe me siguri kushdo që më gjen, do të më vrasë.»+ 15 Prandaj Jehovai i tha: «Kushdo që vret Kainin, do ta paguajë shtatë herë.»+
Kështu Jehovai i vuri një shenjë Kainit, në mënyrë që, kushdo që ta gjente, të mos e godiste.+ 16 Atëherë Kaini iku nga prania e Jehovait+ dhe u vendos në tokën e Arratisë, në lindje të Edenit.
17 Pastaj, Kaini pati marrëdhënie me gruan e tij,+ dhe ajo mbeti shtatzënë e lindi Enokun. Atëherë ai nisi të ndërtonte një qytet dhe i vuri emrin e të birit, Enok.+ 18 Më vonë, Enokut i lindi Iradi. Iradit i lindi Mehujaeli, Mehujaelit i lindi Metushaeli, dhe Metushaelit i lindi Lameku.
19 Lameku mori dy gra. Emri i së parës ishte Ada dhe i së dytës ishte Zila. 20 Ada lindi Jabalin. Ai është ati i atyre që banojnë në tenda+ dhe që kanë bagëti.+ 21 Emri i vëllait të tij ishte Jubal. Ai është ati i atyre që përdorin harpën+ dhe pipëzën.+ 22 Kurse Zila lindi Tubal-Kainin, farkëtarin e çdo lloj vegle prej bakri e hekuri.+ Ndërsa motra e Tubal-Kainit ishte Namaha. 23 Lameku thuri këto fjalë për gratë e tij, Adën dhe Zilën:
Dëgjoni zërin tim, o gra të Lamekut,
Vëruni veshin fjalëve të mia:
Vrava një njeri, sepse më plagosi,
po, një djalë të ri, sepse më goditi.
25 Adami pati përsëri marrëdhënie me gruan e tij, e cila lindi një djalë. Atë e quajti Set,+ sepse si tha ajo: «Perëndia ka caktuar për mua një farë tjetër në vend të Abelit, meqë atë e vrau Kaini.»+ 26 Edhe Setit i lindi një djalë, dhe ai ia vuri emrin Enos.+ Në atë kohë zunë të thërritnin emrin e Jehovait.+