Romakëve
5 Prandaj, tani që jemi shpallur të drejtë falë besimit,+ le të gëzojmë paqe+ me Perëndinë nëpërmjet Zotërisë tonë Jezu Krisht, 2 me anë të të cilit kemi fituar edhe mundësinë që nëpërmjet besimit t’i afrohemi+ kësaj dashamirësie të pamerituar, në të cilën qëndrojmë tani, dhe le të ngazëllojmë të bazuar në shpresën+ e lavdisë së Perëndisë. 3 Jo vetëm kaq, por le të ngazëllojmë edhe në shtrëngime,+ sepse e dimë që shtrëngimi sjell qëndrueshmëri,+ 4 qëndrueshmëria sjell një gjendje të miratuar,+ gjendja e miratuar sjell shpresë,+ 5 dhe shpresa nuk çon në zhgënjim,+ sepse dashuria e Perëndisë+ është derdhur në zemrat tona+ nëpërmjet frymës së shenjtë+ që na u dha.
6 Në të vërtetë, kur ne ishim akoma të dobët,+ Krishti vdiq në kohën e caktuar për njerëz të paperëndishëm.+ 7 Vështirë të vdesë dikush për një njeri të drejtë,+ kurse për një njeri të mirë,+ mbase dikush edhe guxon të vdesë.+ 8 Por Perëndia na e shfaq dashurinë e vet+ në atë që, kur ishim akoma mëkatarë, Krishti vdiq për ne.+ 9 Aq më tepër tani që jemi shpallur të drejtë me anë të gjakut të tij,+ nëpërmjet tij do të shpëtojmë nga zemërimi.+ 10 Nëse u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij,+ kur ishim armiq,+ aq më tepër tani që jemi pajtuar, do të shpëtojmë me anë të jetës së tij.+ 11 Jo vetëm kaq, por edhe ngazëllojmë në Perëndinë me anë të Zotërisë tonë Jezu Krisht, nëpërmjet të cilit tani kemi marrë pajtimin me Perëndinë.+
12 Ja përse, ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm,+ dhe vdekja+ nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar+. . . 13 Edhe para se të vinte Ligji, mëkati ishte në botë, por mëkati nuk llogaritet kundër askujt kur nuk ka ligj.+ 14 Megjithatë, vdekja mbretëroi që nga Adami deri te Moisiu,+ edhe mbi ata që s’kishin mëkatuar ashtu si bëri shkelje Adami,+ që është përngjasim i atij që duhej të vinte.+
15 Por me dhuratën nuk është si me shkeljen. Nëse nga shkelja e një njeriu të vetëm vdiqën shumë veta, dashamirësia e pamerituar e Perëndisë dhe dhurata e tij falas, që u dha bashkë me dashamirësinë e pamerituar nëpërmjet këtij njeriu të vetëm,+ Jezu Krishtit, ishin edhe më me bollëk për shumë veta.+ 16 Me dhuratën falas+ nuk ndodh ashtu si shkuan punët nëpërmjet atij njeriu të vetëm që mëkatoi.+ Sepse nga një shkelje e vetme, gjykimi+ çoi në dënim+ shumë veta, kurse nga shumë shkelje, dhurata shpalli të drejtë+ shumë veta. 17 Nëse nga shkelja e një njeriu të vetëm,+ vdekja mbretëroi+ nëpërmjet tij, aq më tepër do të mbretërojnë+ në jetë nëpërmjet një njeriu të vetëm, Jezu Krishtit,+ ata që marrin bollëkun e dashamirësisë së pamerituar+ dhe të dhuratës falas+ të drejtësisë.
18 Prandaj, sikurse nëpërmjet një shkeljeje të vetme njerëz të çdo lloji përfunduan në dënim,+ po ashtu, nëpërmjet një akti të vetëm shfajësimi,+ njerëz të çdo lloji+ shpallen të drejtë për jetën.+ 19 Ashtu si nëpërmjet mosbindjes së një njeriu të vetëm, shumë+ u bënë mëkatarë, po ashtu edhe nëpërmjet bindjes+ së një të vetmi, shumë+ do të bëhen të drejtë.+ 20 Ligji+ u vu përbri që shkeljet të ishin me bollëk.+ Megjithatë, atje ku mëkati+ ishte me bollëk, dashamirësia e pamerituar+ ishte edhe më me bollëk. 21 Për ç’qëllim? Që, sikurse mëkati mbretëroi bashkë me vdekjen,+ ashtu edhe dashamirësia e pamerituar+ të mbretëronte nëpërmjet drejtësisë, për të sjellë jetën e përhershme,+ nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë.