Ligji i përtërirë
2 Mësimi im do të pikojë si shiu,+
fjalët e mia do të bien si vesa,+
si shirat e buta përmbi bar,+
si shirat e bollshme mbi bimësinë.+
4 Ai është Shkëmbi, e përsosur është vepra e tij,+
sepse të gjitha udhët e tij janë drejtësi.+
Një Perëndi i besueshëm,+ tek i cili nuk ka padrejtësi.+
I drejtë dhe i ndershëm është ai.+
6 Kështu vazhdon t’ia bësh Jehovait,+
o popull i pamend e jo i mençur?+
A nuk është ai Ati yt që të solli në jetë,+
që të krijoi e të bëri të patundur?+
mbaj parasysh vitet që kanë kaluar brez pas brezi;
pyete atin tënd, se ai mund të ta rrëfejë;+
pyeti pleqtë e tu, se ata mund të ta tregojnë.+
8 Kur Më i Larti u dha kombeve një trashëgimi,+
kur ndau bijtë e Adamit nga njëri-tjetri,+
ai caktoi kufijtë e popujve+
sipas numrit të bijve të Izraelit.+
10 Ai e gjeti atë në shkretëtirë,+
në një vend të zbrazët e me ulërima bishash.+
Nisi ta rrethonte,+ të kujdesej për të,+
e ta ruante si bebëzën e syrit.+
11 Porsi shqiponja që zgjon folenë e saj,
sillet rrotull mbi të vegjlit,+
krahët shtrin, i merr,
e mbi pendë i mban,+
13 Ai e vuri të kalëronte në vendet e larta të tokës,+
dhe ky hëngri prodhimet e fushës.+
E vuri të thithte mjaltë nga shkrepi+
dhe nga shkëmbi i strallit vaj;+
14 e ngopte me gjalpin e tufës dhe me qumështin e kopesë,+
e ngopte me dhjamin e deshve,
deshve të racës së Bashanit, dhe të cjepve,+
me majën e grurit që është si dhjami i veshkave.+
Gjakun e rrushit pinte si verë.+
15 Kur u majm, Jeshuruni*+ gjuajti me shqelm.+
Ti, o Jeshurun, u majme, u trashe dhe u dende.+
Kështu, braktise Perëndinë që të bëri,+
përbuze Shkëmbin+ e shpëtimit tënd.
17 U flijonin demonëve e jo Perëndisë,+
atyre perëndive që nuk i kishin njohur,+
perëndive të reja që sapo ishin shfaqur,+
e që paraardhësit nuk i njihnin.
18 Shkëmbin që të lindi, e harrove.+
E hoqe nga mendja Perëndinë, Atë që të solli në jetë me dhembje lindjeje.+
20 Atëherë tha: “Do t’ua fsheh fytyrën time,+
do të shoh fundin që i pret më pas.
Sepse janë një brez që bën veç mbrapshti,+
bij te të cilët nuk ka besnikëri.+
21 Me ato që nuk janë perëndi më bënë xheloz;+
me idhujt e tyre të kotë më acaruan;+
unë për vete do t’i bëj xhelozë me atë që nuk është popull;+
me një komb të pamend do t’i fyej.+
22 Pasi zemërimi im është ndezur zjarr,+
një zjarr që do të djegë deri në Sheol,* në skutën e tij më të thellë,+
do të përpijë tokën dhe prodhimet e saj+
e do t’u vërë flakën themeleve të maleve.+
24 Do të sfiliten nga uria,+ do të përpihen nga ethe të forta+
e nga i hidhuri shkatërrim.+
Mbi ta do të dërgoj dhëmbët e kafshëve,+
bashkë me vrerin e zvarranikëve të pluhurit.+
25 Jashtë shpata do t’i lërë pa njeri,+
brenda tmerri,+
edhe djaloshin, edhe virgjëreshën,+
foshnjën e gjirit dhe plakun flokëzbardhur.+
27 por ia kisha frikën vrerit të armikut,+
se kundërshtarët mund ta keqinterpretonin,+
se mund të thoshin: ‘Dora jonë doli më e fortë,+
e nuk qe Jehovai që i bëri gjithë këto gjëra.’+
29 Ah, sikur të ishin të mençur!+ Do ta kishin bluar në mendje këtë gjë.+
Do ta kishin marrë parasysh fundin që i priste.+
30 Si mundi një i vetëm të ndiqte një mijë,
dhe dy të bënin të iknin dhjetë mijë,+
po të mos i shiste+ Shkëmbi i tyre
e Jehovai të mos ua jepte në dorë?
32 Hardhia e tyre është nga hardhia e Sodomës
dhe nga brezaret e Gomorrës.+
Rrushi i tyre është helm,
bistakët e tyre janë të hidhur.+
35 Hakmarrja më përket mua, edhe shpagimi.+
Në kohën e caktuar do t’u merren këmbët,+
se dita e gjëmës së tyre është pranë+
dhe ngjarjet që i presin, po afrohen vërtet me të shpejtë.”+
36 Sepse Jehovai do ta gjykojë popullin e tij+
dhe për shërbëtorët e tij do t’i vijë keq,+
pasi do të shohë që nuk kanë më mbështetje
dhe kanë mbetur të pambrojtur e të braktisur.
38 ato që hanin dhjamin e flijimeve të tyre+
dhe pinin verën e blatimeve të tyre në pije?+
Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë;+
le të jenë si një vend i fshehtë ku të mbroheni.+
39 Shihni, pra, se unë jam Perëndi+
e veç meje s’ka tjetër.+
Unë vras e unë ngjall.+
Unë kam plagosur rëndë+ e unë do të shëroj.+
Dorës sime s’ka njeri që t’i shpëtojë.+
41 shihni po s’e mpreha shpatën time vezulluese,+
e dora ime të mbërthejë gjykimin.+
Do të hakmerrem ndaj kundërshtarëve të mi+
e do t’ua shpaguaj atyre që më urrejnë thellësisht.+
42 Me gjak do t’i deh shigjetat e mia,+
me gjakun e të vrarëve dhe të robërve,
ndërsa shpata ime do të hajë mish,+
kokat e prijësve të armikut.”+
43 Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij,+
se ai do të marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të vet,+
do t’ua shpaguajë kundërshtarëve të tij,+
dhe do të bëjë shlyerje për tokën e popullit të tij.»
44 Kështu, Moisiu bashkë me Hoshenë,* birin e Nunit,+ vajti dhe ia tha të gjitha fjalët e kësaj kënge popullit, që po dëgjonte.+ 45 Pasi i tha tërë këto fjalë para gjithë Izraelit, 46 Moisiu vazhdoi: «Rrënjosini në zemër të gjitha fjalët që po ju them si paralajmërim sot,+ që t’i urdhëroni bijtë tuaj të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij ligji,+ 47 pasi nuk janë fjalë të kota për ju,+ por janë jeta juaj.+ Nga këto fjalë mund të keni ditë të gjata në tokën ku po shkoni që ta shtini në dorë, duke kaluar Jordanin.»+
48 Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49 «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kanaanit, që po u jap si pronë bijve të Izraelit.+ 50 Pastaj do të vdesësh në malin ku po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd,+ ashtu si vdiq në malin e Horit+ yt vëlla, Aaroni, dhe u bashkua me popullin e tij, 51 sepse ju nuk vepruat me mua siç e kishit për detyrë+ mes bijve të Izraelit, kur ishit pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh, në shkretëtirën e Zinit; sepse ju nuk më shenjtëruat mes bijve të Izraelit.+ 52 Megjithatë, do ta shohësh vendin nga larg, por atje, në vendin që unë po u jap bijve të Izraelit, ti nuk do të hysh.»+