Sipas Mateut
13 Atë ditë Jezui doli nga ajo shtëpi dhe po rrinte ulur buzë detit. 2 Përreth iu mblodh një turmë aq e madhe, sa ai hipi në një varkë dhe u ul, kurse e gjithë turma rrinte në këmbë në breg.+ 3 Atëherë ai u tregoi shumë gjëra me anë të ilustrimeve+ dhe tha: «Një mbjellës doli për të mbjellë.+ 4 Ndërsa po mbillte, disa fara ranë përgjatë rrugës, dhe zogjtë vajtën e i hëngrën.+ 5 Të tjera ranë në një vend shkëmbor, ku nuk kishte shumë dhé, prandaj mbinë menjëherë sepse toka nuk ishte e thellë.+ 6 Por, kur lindi dielli, bimët e njoma u zhuritën dhe, meqë s’kishin rrënjë, u thanë. 7 Një pjesë tjetër ra mes gjembave, të cilët u rritën e i mbytën.+ 8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë dhe filluan të jepnin fryt, njëra 100-fish, tjetra 60 dhe një tjetër 30.+ 9 Ai që ka veshë, le të dëgjojë.»+
10 Atëherë dishepujt iu afruan dhe e pyetën: «Pse u flet me ilustrime?»+ 11 Ai iu përgjigj: «Juve ju është lejuar të kuptoni sekretet e shenjta+ të Mbretërisë së qiejve, kurse atyre nuk u është lejuar, 12 sepse atij që ka, do t’i jepet më shumë dhe do të ketë me bollëk, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.+ 13 Ja pse u flas me ilustrime, sepse shohin, por shohin më kot, dhe dëgjojnë, por dëgjojnë më kot, dhe as që e kapin kuptimin.+ 14 Në rastin e tyre po përmbushet profecia e Isaisë, që thotë: ‘Vërtet do të dëgjoni, por kurrsesi nuk do ta kapni kuptimin. Vërtet do të shihni, por kurrsesi nuk do të dalloni,+ 15 sepse zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme. Kanë dëgjuar me veshë, por nuk kanë reaguar. I kanë mbyllur sytë që të mos shohin kurrë me ta, edhe veshët që të mos dëgjojnë, edhe zemrën që të mos e kapin kuptimin, që të mos kthehen tek unë e t’i shëroj.’+
16 Megjithatë, lum sytë tuaj, sepse shohin dhe veshët tuaj, sepse dëgjojnë!+ 17 Vërtet po ju them: shumë profetë dhe njerëz të drejtë donin t’i shikonin gjërat që po shihni ju, por nuk i panë,+ dhe të dëgjonin gjërat që po dëgjoni ju, por nuk i dëgjuan.
18 Tani, dëgjoni shpjegimin e ilustrimit të mbjellësit.+ 19 Kur dikush e dëgjon fjalën e Mbretërisë, por nuk e kap kuptimin e saj, vjen i Ligu+ dhe e rrëmben atë që u mboll në zemër. Kjo është fara që ra përgjatë rrugës.+ 20 Sa për atë që ra në një vend shkëmbor, ky është ai që e dëgjon fjalën dhe menjëherë e pranon me gëzim,+ 21 mirëpo ajo nuk zë rrënjë në zemrën e tij. Prandaj, edhe pse vazhdon për njëfarë kohe, kur vijnë shtrëngimet* ose përndjekjet për shkak të fjalës, ai heq dorë menjëherë. 22 Sa për atë që ra mes gjembave, ky është ai që e dëgjon fjalën, por ankthet e kësaj bote*+ dhe fuqia mashtruese e pasurisë e mbytin fjalën, dhe ajo nuk jep fryt.+ 23 Sa për atë që ra në tokë të mirë, ky është ai që e dëgjon fjalën dhe e kap kuptimin e saj. Ai jep vërtet fryt dhe prodhon: njëri 100-fish, tjetri 60 dhe një tjetër 30.»+
24 Pastaj u tregoi një ilustrim tjetër: «Mbretëria e qiejve i ngjan një njeriu që mbolli farë të mirë në arën e vet. 25 Kur të gjithë po flinin, armiku i tij erdhi dhe mbolli egjër nëpër grurë e iku. 26 Kur filizat mbinë dhe prodhuan fryt, atëherë u shfaqën edhe egjrat. 27 Kështu skllevërit e të zotit të shtëpisë vajtën dhe i thanë: ‘Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Nga dolën vallë egjrat?’ 28 Ai u tha: ‘Këtë e ka bërë një armik.’+ Skllevërit e pyetën: ‘A dëshiron që të dalim e t’i mbledhim?’ 29 Ai iu përgjigj: ‘Jo, kam merak se, duke mbledhur egjrat, mund të shkulni me rrënjë edhe grurin. 30 Lërini të rriten bashkë deri kur të bëhen për t’u korrur dhe në kohën e korrjes do t’u them korrësve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni në tufa që ta digjni, pastaj mblidhni grurin e futeni në depon time.’»+
31 Ai u tregoi edhe një ilustrim tjetër: «Mbretëria e qiejve është si një kokërr sinapi që një njeri e mori dhe e mbolli në arë.+ 32 Ajo është më e vogla e të gjitha farave, por kur rritet, është më e madhja ndër bimët* dhe bëhet si pemë, aq sa zogjtë e qiellit shkojnë e gjejnë strehë mes degëve të saj.»
33 Më pas u tregoi edhe një ilustrim tjetër: «Mbretëria e qiejve është si majaja, të cilën një grua e mori dhe e përzieu me tri masa të mëdha* mielli, derisa erdhi i gjithë brumi.»+
34 Gjithë këto gjëra Jezui ia tha turmës me anë të ilustrimeve. Në fakt, pa ilustrime s’u fliste atyre,+ 35 që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit: «Do të flas me ilustrime, do të shpall gjëra të fshehura që nga fillimi.»*+
36 Pastaj, pasi e shpërndau turmën, ai shkoi në shtëpi. Dishepujt vajtën tek ai dhe i thanë: «Na e shpjego ilustrimin e egjrave në arë.» 37 Ai iu përgjigj: «Mbjellësi i farës së mirë është Biri i njeriut. 38 Ara është bota+ dhe fara e mirë janë bijtë e Mbretërisë, kurse egjrat janë bijtë e të Ligut.+ 39 Armiku që i mbolli, është Djalli. Koha e korrjes është përfundimi i një sistemi* dhe korrësit janë engjëjt. 40 Prandaj, ashtu si mblidhen egjrat dhe digjen në zjarr, kështu do të ndodhë në përfundim të sistemit.*+ 41 Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet, që do të mbledhin e do të nxjerrin nga Mbretëria e tij çdo gjë që i çon të tjerët në mëkat,* bashkë me ata që bëjnë vepra të paligjshme,* 42 dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrtë.+ Atje do të qajnë dhe do të kërcëllijnë dhëmbët. 43 Në atë kohë të drejtët do të shkëlqejnë si dielli+ në Mbretërinë e Atit të tyre. Ai që ka veshë, le të dëgjojë.
44 Mbretëria e qiejve është si një thesar i fshehur në arë, të cilin një njeri e gjeti dhe e fshehu, dhe nga gëzimi shkoi e shiti gjithçka dhe e bleu atë arë.+
45 Përsëri, Mbretëria e qiejve është si një tregtar shëtitës që kërkonte margaritarë të çmuar.* 46 Me të gjetur një margaritar me vlerë të madhe, ai iku dhe shiti menjëherë gjithçka që kishte dhe e bleu.+
47 Përsëri, Mbretëria e qiejve është si një rrjetë tratë* e hedhur në det, që kishte mbledhur peshq të çdo lloji. 48 Kur ajo u mbush, peshkatarët e tërhoqën në breg, u ulën dhe i futën peshqit e mirë+ nëpër enë, kurse të papërshtatshmit+ i hodhën. 49 Kështu do të jetë në përfundim të sistemit:* engjëjt do të dalin e do të ndajnë të ligjtë nga të drejtët, 50 dhe do t’i hedhin në furrën e zjarrtë. Atje do të qajnë dhe do të kërcëllijnë dhëmbët.
51 A e kapët kuptimin e të gjitha këtyre gjërave?» Ata i thanë: «Po.» 52 Pastaj ai u tha: «Atëherë dijeni se çdo mësues,* që ka marrë njohuri për Mbretërinë e qiejve, është si një zot shtëpie, i cili nxjerr nga thesari i vet gjëra të reja e të vjetra.»
53 Kur i mbaroi ilustrimet, Jezui iku që andej. 54 Pastaj vajti në vendin e tij+ dhe nisi t’i mësonte njerëzit në sinagogën e tyre, aq sa ata u habitën dhe thanë: «Ku e gjeti ky njeri këtë mençuri dhe zotësi për të kryer këto vepra të fuqishme?!+ 55 A s’është ky biri i zdrukthëtarit?+ A nuk quhet nëna e tij Mari dhe vëllezërit e tij, Jakov, Jozef, Simon dhe Judë?+ 56 A nuk jetojnë motrat e tij mes nesh? Ku i gjeti, pra, ky njeri gjithë këto?»+ 57 Për këtë arsye nuk besuan tek ai.*+ Por Jezui u tha: «Vetëm në vendin dhe në shtëpinë e vet nuk nderohet profeti.»+ 58 Kështu që nuk bëri shumë vepra të fuqishme atje, sepse atyre u mungonte besimi.