Isaia
61 Fryma e Zotërisë Sovran Jehova është mbi mua,+
pasi Jehovai më ka mirosur* që t’u shpall lajmin e mirë zemërbutëve.+
Ai më dërgoi që t’u lidh plagën zemërthyerve,
që t’u shpall lirinë robërve
dhe t’u hap plotësisht sytë të burgosurve,+
2 që të shpall vitin e favorshëm* të Jehovait
dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë,+
që të ngushëlloj të gjithë ata që mbajnë zi,+
3 që të kujdesem për ata që mbajnë zi për Sionin,
t’u jap një mbulesë të bukur koke në vend të hirit,
vajin e ngazëllimit në vend të vajtimit
dhe veshjen e lëvdimit në vend të ligështimit të zemrës.
4 Ata do të rindërtojnë rrënojat e lashta,
do të ngrenë vendet e shkretuara të së kaluarës+
dhe do t’i restaurojnë qytetet e shkatërruara,+
vendet e rrënuara brez pas brezi.+
7 Në vend të turpit, populli im do të ketë një pjesë të dyfishtë
dhe në vend të poshtërimit, do të lëshojë britma gëzimi për pjesën e vet.
Po, ata do të zotërojnë një pjesë të dyfishtë në tokën e tyre.+
Do të jenë të gëzuar përgjithmonë.+
Unë jam besnik, prandaj do t’u jap një shpërblim
dhe do të bëj një besëlidhje të përjetshme me ta.+
10 I madh do të jetë ngazëllimi im falë Jehovait.+
E gjithë qenia ime* do të gëzojë falë Perëndisë tim,
sepse ai më ka veshur me rrobat e shpëtimit,+
më ka mbështjellë me pelerinën e drejtësisë,
si një dhëndër që vë në kokë një çallmë si të priftit,+
dhe si një nuse që zbukurohet me stoli;
11 sepse ashtu si toka nxjerr filizat e saj
dhe si kopshti bën të mbijë çka është mbjellë në të,
edhe Zotëria Sovran Jehova
do të bëjë që të mbijë drejtësia+ dhe lëvdimi+ para të gjitha kombeve.