Isaia
55 «Ejani pranë ujit,+ të gjithë ju o të etur!+
Ejani, merrni e hani, ju që nuk keni pará!
Po, ejani, merrni verë e qumësht+ falas.+
2 Pse paguani për diçka që nuk është bukë?!
Pse i harxhoni fitimet* për diçka që nuk ju ngop?!
Më dëgjoni me vëmendje dhe hani atë që është e mirë,+
dhe do të kënaqeni jashtë mase me ushqime të zgjedhura.+
3 Ma vini veshin dhe ejani tek unë.+
Dëgjoni, dhe do të jetoni.
Me siguri do të bëj me ju një besëlidhje të përjetshme+
në përputhje me dashurinë besnike që i premtova Davidit, dhe ky premtim është i besueshëm.+
5 Ja, ti do të thërrasësh një komb që nuk e njeh,
dhe njerëzit e një kombi që nuk të ka njohur, do të vrapojnë drejt teje,
për hir të Jehovait, Perëndisë tënd,+ të Shenjtit të Izraelit, sepse do të të japë lavdi.+
6 Kërkojeni Jehovain ndërsa mund të gjendet.+
Thirreni ndërsa është ende afër.+
Le të kthehet te Jehovai, i cili do t’i tregojë mëshirë,+
9 Vërtet, ashtu si qiejt janë më lart se toka,
edhe udhët e mia janë më lart se udhët tuaja,
dhe mendimet e mia janë më lart se mendimet tuaja.+
10 Dhe ashtu si shiu e bora bien nga qielli
e nuk kthehen pa e ngopur tokën, pa e bërë të prodhojë e të blerojë,
që bujku të marrë farën dhe njerëzit të kenë bukë për të ngrënë,
11 po ashtu edhe fjala që del nga goja ime,+
nuk do të kthehet prapë tek unë pa dhënë fryt.+
Por me siguri do ta realizojë atë që më pëlqen*+
dhe do ta përmbushë patjetër qëllimin për të cilin e dërgova.