Letra e parë e Pjetrit
5 Prandaj, meqë edhe unë jam plak, dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit dhe pjesëmarrës i lavdisë që do të tregohet nëpërmjet nesh,+ u bëj këtë thirrje* pleqve që janë mes jush: 2 kulloteni kopenë e Perëndisë+ që është nën kujdesin tuaj dhe shërbeni si mbikëqyrës,* jo me detyrim, por vullnetarisht,+ siç do Perëndia; as për të lakmuar fitime të pandershme,+ por me zell; 3 as duke u sjellë si zotër me trashëgiminë e Perëndisë,*+ por duke u bërë shembuj për kopenë.+ 4 Kështu, kur kryebariu+ të shfaqet, do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket kurrë.+
5 Në të njëjtën mënyrë, ju më të rinj, jini të nënshtruar ndaj më të mëdhenjve në moshë.*+ Megjithatë, të gjithë vishuni me përulësi* ndaj njëri-tjetrit, sepse Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u tregon mirësi të pamerituar të përulurve.+
6 Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t’ju lartësojë në kohën e duhur,+ 7 ndërsa hidhni gjithë ankthin* tuaj mbi të,+ sepse ai merakoset për ju.+ 8 Ruani gjykimin! Jini syçelë!+ Kundërshtari juaj, Djalli, vjen rrotull si një luan që ulërin, duke kërkuar të gllabërojë ndonjë.*+ 9 Por ju kundërvijuni,+ të patundur në besim, duke e ditur se të gjithë vëllezërit* nëpër botë po përjetojnë të njëjtat vuajtje.+ 10 Megjithatë, pasi të keni vuajtur për pak kohë, Perëndia i çdo mirësie të pamerituar, i cili ju thirri që të merrni lavdinë e tij të përhershme+ dhe që të jeni në unitet me Krishtin, do ta çojë vetë deri në fund stërvitjen tuaj; do t’ju bëjë të patundur,+ do t’ju bëjë të fortë+ e do t’ju vërë mbi themele të forta. 11 Atij i qoftë përgjithmonë fuqia! Amin!
12 Me anë të Silvanit,*+ të cilin e konsideroj vëlla të besueshëm, ju shkrova këto pak fjalë që t’ju jap zemër dhe t’ju siguroj se kjo është vërtet mirësia e pamerituar e Perëndisë. Prandaj, mos lejoni që ajo t’ju ikë nga duart. 13 Motra* juaj në Babiloni, e zgjedhur si ju, ju çon të fala, e po kështu edhe Marku,+ biri im. 14 Përshëndeteni njëri-tjetrin me një puthje të përzemërt.
Paqja qoftë me të gjithë ju që jeni në unitet me Krishtin!