Gjoni
14 Mos e lini zemrën tuaj të trazohet.+ Tregoni besim te Perëndia,+ tregoni besim edhe tek unë.+ 2 Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa.+ Po të mos kishte, do t’jua kisha thënë. Unë po shkoj t’ju përgatit një vend.+ 3 Pasi të kem shkuar e t’ju kem përgatitur një vend, do të vij prapë+ e do t’ju marr në shtëpi tek unë,+ që ku të jem unë, të jeni edhe ju.+ 4 Ju e dini udhën për atje ku po shkoj.»
5 Thomai+ i tha: «Zotëri, ne nuk e dimë se ku po shkon.+ E si e ditkemi udhën?!»
6 Jezui i tha: «Unë jam udha,+ e vërteta+ dhe jeta.+ Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.+ 7 Po të më kishit njohur mua, do të kishit njohur edhe Atin tim. Tani e tutje ju e njihni dhe e keni parë atë.»+
8 Filipi i tha: «Zotëri, na e trego Atin, dhe kjo na mjafton.»
9 Jezui ia ktheu: «Kam qenë me ju për kaq shumë kohë, e megjithatë nuk ke arritur të më njohësh, Filip? Ai që më ka parë mua, ka parë edhe Atin.+ Si vallë po thua: ‘Na e trego Atin.’+ 10 A nuk e beson se unë jam në unitet me Atin, dhe Ati është në unitet me mua?+ Ato që ju them, nuk i them nga vetja, por Ati që qëndron në unitet me mua, po bën veprat e tij.+ 11 Besomëni që unë jam në unitet me Atin, dhe Ati është në unitet me mua. Në mos, besoni për shkak të veprave.+ 12 Me të vërtetë po ju them se edhe ai që tregon besim tek unë, do të bëjë veprat që bëj unë. Madje do të bëjë vepra më të mëdha+ se këto, sepse unë po shkoj tek Ati.+ 13 Çfarëdo që të kërkoni në emrin tim, unë do ta bëj, që Ati të marrë lavdi në lidhje me Birin.+ 14 Nëse kërkoni ndonjë gjë në emrin tim, unë do ta bëj.
15 Nëse më doni, do t’i zbatoni urdhërimet e mia.+ 16 Unë do t’i lutem Atit, e ai do t’ju japë një ndihmës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë,+ 17 frymën e së vërtetës,+ të cilën bota s’e merr dot,+ sepse as e sheh, as e njeh. Ju e njihni, sepse mbetet me ju dhe është te ju.+ 18 Nuk do t’ju lë të pikëlluar.+ Unë po vij te ju. 19 Edhe pak dhe bota nuk do të më shohë më,+ kurse ju do të më shihni,+ sepse unë jetoj, dhe ju do të jetoni.+ 20 Atë ditë do të dini se unë jam në unitet me Atin tim, ju jeni në unitet me mua, dhe unë jam në unitet me ju.+ 21 Ai që i pranon urdhërimet e mia dhe i zbaton, më do.+ Nga ana tjetër, atë që më do mua, Ati im do ta dojë dhe unë do ta dua e do t’i shfaqem hapur.»
22 Juda+ tjetër, jo Iskarioti, e pyeti: «Zotëri, si ka mundësi që ke ndër mend të na shfaqesh hapur neve dhe jo botës?»+
23 Jezui iu përgjigj: «Nëse dikush më do, ai do ta zbatojë+ fjalën time, dhe Ati im do ta dojë e ne do të vijmë tek ai e do të bëjmë banesën tonë pranë tij.+ 24 Ai që nuk më do mua, nuk i zbaton fjalët e mia. Fjalët që po dëgjoni, nuk janë të miat, por i përkasin Atit që më dërgoi.+
25 Sa isha me ju, jua thashë të gjitha këto. 26 Por ndihmësi, fryma e shenjtë, të cilën Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë gjithçka dhe do t’ju sjellë ndër mend të gjitha gjërat që ju thashë.+ 27 Po ju lë paqen, po ju jap paqen time.+ Nuk po jua jap siç e jep bota. Mos e lini zemrën tuaj të trazohet, as të mpaket nga frika. 28 E dëgjuat se ju thashë: ‘Unë po iki dhe po kthehem te ju. Po të më donit, do të gëzonit që po shkoj tek Ati, sepse Ati është më i madh+ se unë. 29 Jua thashë këtë para se të ndodhë,+ që, kur të ndodhë, të besoni. 30 S’do të flas edhe më shumë me ju, sepse sundimtari+ i kësaj bote po vjen. Ai nuk ka pushtet mbi mua,+ 31 por që bota ta dijë se unë e dua Atin, ashtu si Ati më ka urdhëruar+ të bëj, kështu po bëj. Ngrihuni, le të ikim që këtu.