Zbulesa e Gjonit
12 Më pas, një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua+ e stolisur* me diell. Poshtë këmbëve kishte hënën, ndërsa mbi kokë kishte një kurorë me 12 yje. 2 Ajo ishte shtatzënë e bërtiste nga dhembjet dhe nga mundimet e lindjes.
3 Një tjetër shenjë u duk në qiell. Ja, një dragua i madh+ me ngjyrë të kuqe zjarr, me shtatë kokë e dhjetë brirë dhe mbi koka kishte shtatë diadema.* 4 Bishti i tij tërhoqi zvarrë një të tretën e yjeve+ të qiellit dhe i hodhi poshtë në tokë.+ Dragoi qëndronte përpara gruas+ e cila gati po lindte, që t’ia gllabëronte fëmijën kur të lindte.
5 Ajo lindi një fëmijë, një djalë,+ i cili do të mbretërojë mbi* të gjitha kombet me një shkop të hekurt.+ Fëmija i saj u rrëmbye për te Perëndia dhe te froni i tij. 6 Kurse gruaja iku në shkretëtirë, ku kishte një vend të përgatitur nga Perëndia, që atje ta ushqenin për 1.260 ditë.+
7 Në qiell shpërtheu lufta: Mikaeli*+ dhe engjëjt e tij luftuan kundër dragoit; edhe dragoi bashkë me engjëjt e tij luftuan, 8 por nuk fituan,* dhe për ta nuk pati më vend në qiell. 9 Kështu, u hodh poshtë dragoi i madh,+ gjarpri i hershëm,+ që quhet Djall+ dhe Satana,+ i cili mashtron gjithë tokën e banuar.+ U hodh poshtë në tokë,+ ai bashkë me engjëjt e tij. 10 Unë dëgjova një zë të fortë në qiell që tha:
«Tani erdhi shpëtimi,+ fuqia, Mbretëria e Perëndisë tonë+ dhe autoriteti i Krishtit të tij, sepse u hodh poshtë akuzuesi i vëllezërve tanë, i cili i akuzon ata ditë e natë para Perëndisë tonë!+ 11 Ata e mundën+ me anë të gjakut të Qengjit+ dhe të fjalës së dëshmisë së tyre,+ dhe nuk e deshën shpirtin*+ as përballë vdekjes. 12 Prandaj, gëzoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë ti tokë e ti det,+ sepse Djalli zbriti te ju me zemërim të madh, ngaqë e di se i mbetet një periudhë e shkurtër kohe!»+
13 Kur dragoi pa se e flakën poshtë në tokë,+ përndoqi gruan+ që lindi djalin. 14 Por gruas iu dhanë dy krahët e shqiponjës së madhe,+ që të fluturonte drejt shkretëtirës, në vendin e përgatitur për të, ku duhet të ushqehet për një kohë, dy kohë dhe një gjysmë kohe,*+ larg pranisë* së gjarprit.+
15 Gjarpri volli pas gruas ujë si një lumë, që kjo të mbytej në të. 16 Por gruas i erdhi në ndihmë toka, që hapi gojën dhe përpiu lumin që dragoi volli nga goja. 17 Kështu dragoi u zemërua me gruan dhe shkoi të luftonte me mbetjen e pasardhësit* të saj,+ me ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe janë caktuar të japin dëshmi për Jezuin.+