Letra e parë e Gjonit
5 Kushdo që beson se Jezui është Krishti, ka lindur nga Perëndia,*+ dhe kushdo që e do Atin, i do edhe fëmijët e Perëndisë, 2 dhe e dimë se i duam fëmijët e Perëndisë+ kur duam Perëndinë dhe kur zbatojmë urdhërimet e tij. 3 Vërtet, kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij.+ E megjithatë, urdhërimet e tij nuk janë të rënda,*+ 4 sepse kushdo* që ka lindur nga Perëndia, e mund botën,+ dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.+
5 Kush është ai që mund botën?+ A nuk është ai që ka besim se Jezui është Biri i Perëndisë?+ 6 Jezu Krishti erdhi nëpërmjet ujit dhe gjakut; jo vetëm me ujë,+ por me ujë e me gjak.+ E për këtë jep dëshmi fryma e shenjtë,+ sepse fryma zbulon të vërtetën.* 7 Në fakt janë tre dëshmitarë: 8 fryma,+ uji+ dhe gjaku,+ dhe që të tre janë në përputhje me njëri-tjetrin.
9 Ne e pranojmë dëshminë që japin njerëzit, por sa më e madhe është dëshmia që jep Perëndia, sepse vetë Perëndia ka dhënë dëshmi për Birin e tij. 10 Ai që tregon besim te Biri i Perëndisë, e ka pranuar në zemër këtë dëshmi. Ai që nuk ka besim te Perëndia, e ka nxjerrë atë gënjeshtar,+ sepse nuk ka treguar besim te dëshmia që dha Perëndia për Birin e tij. 11 E kjo është dëshmia: Perëndia na dha jetën e përhershme,+ dhe kjo jetë vjen nga Biri i tij.+ 12 Ai që është në unitet me Birin e Perëndisë, ka jetë të përhershme; ai që nuk është në unitet me Birin, nuk ka jetë të përhershme.+
13 Këto gjëra jua shkruaj që të dini se ju që tregoni besim në emrin e Birit të Perëndisë,+ keni jetë të përhershme.+ 14 E kjo është siguria që kemi tek ai:+ ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë sipas vullnetit të tij.+ 15 Nëse e dimë se ai na dëgjon për çdo gjë që i kërkojmë, e dimë edhe se do t’i marrim ato që kërkuam, sepse ia kërkuam atij.+
16 Nëse dikush sheh vëllanë e vet duke bërë një mëkat që nuk çon në vdekje, le të lutet për të, dhe Perëndia do t’i japë atij jetë;+ po, Ai do t’u japë jetë atyre që nuk bëjnë mëkate që çojnë në vdekje. Ama ka një mëkat që çon në vdekje.+ Për atë mëkat unë nuk i them të lutet. 17 Çdo padrejtësi është mëkat.+ Megjithatë, ka një mëkat që nuk çon në vdekje.
18 Ne e dimë se çdo njeri që ka lindur nga Perëndia, nuk ecën në udhën e mëkatit, dhe përderisa Biri i Perëndisë* e mbron, i Ligu nuk e prek dot atë me dorë.*+ 19 Ne e dimë se vijmë nga Perëndia, kurse e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut.+ 20 Por ne e dimë se Biri i Perëndisë ka ardhur,+ dhe ai na ka dhënë gjykim të thellë* që të fitojmë njohuri për të Vërtetin. E me anë të Birit të tij, Jezu Krishtit, ne jemi në unitet me të Vërtetin.+ Ky është Perëndia i vërtetë dhe burimi i jetës së përhershme.+ 21 Fëmijët e mi të vegjël, ruhuni nga idhujt.+