Letra e Judës
1 Juda, skllav i Jezu Krishtit dhe vëlla i Jakovit,+ drejtuar të thirrurve,+ këtyre njerëzve të dashur për Perëndinë, Atin tonë, të cilët ai i ka ndarë veç për Jezu Krishtin:+
2 Paçi gjithnjë e më shumë mëshirë, paqe dhe dashuri!
3 Të dashur, mezi prisja t’ju shkruaja për shpëtimin tonë të përbashkët,+ por e pashë të nevojshme që, me anë të kësaj letre, t’ju nxis të luftoni me mish e me shpirt për besimin+ që iu dha një herë e përgjithmonë të shenjtëve.* 4 Kjo sepse mes jush kanë hyrë pa u ndier disa njerëz, për të cilët ishte parathënë kohë më parë në Shkrime se do të gjykoheshin; këta e shpërfillin Perëndinë, e përdorin mirësinë e pamerituar* të Perëndisë tonë si justifikim për sjellje të pacipë*+ dhe nuk i qëndrojnë besnikë Pronarit dhe Zotërisë tonë të vetëm, Jezu Krishtit.+
5 Ju i dini fare mirë të gjitha këto, por dua t’ju kujtoj se, Jehovai* vërtet e shpëtoi popullin e tij nga Egjipti,+ por nuk i la pa shkatërruar ata që nuk treguan besim.+ 6 Edhe engjëjt që nuk e mbajtën vendin e tyre fillestar, por e braktisën vendbanimin ku duhej të qëndronin,+ Ai i ka lënë në errësirë të dendur dhe i ka ruajtur me vargonj të përjetshëm për gjykimin e ditës së madhe.+ 7 Po kështu, Sodoma e Gomorra bashkë me qytetet përreth, që po njësoj u dhanë pas imoralitetit të rëndë seksual* dhe rendën pas dëshirave të panatyrshme epshore,*+ u ndëshkuan me zjarr të përhershëm* dhe u bënë shembull paralajmërues për ne.+
8 Pavarësisht nga kjo, edhe këta njerëz, duke u dhënë pas ëndrrave, ndotin veten dhe të tjerët,* përbuzin autoritetin dhe flasin keq për të lavdishmit.+ 9 Kurse kryeengjëlli+ Mikael,+ kur pati një mosmarrëveshje me Djallin dhe bëri fjalë me të për trupin e Moisiut,+ nuk guxoi të fliste keq për të e ta gjykonte,+ por tha: «Jehovai* të qortoftë!»+ 10 Faktikisht këta njerëz flasin keq për gjithë gjërat që nuk kuptojnë.+ Ama, edhe ato gjëra që i kuptojnë instinktivisht, si kafshë që nuk arsyetojnë,+ ata vazhdojnë t’i bëjnë, e kështu sillen me mbrapshti.
11 Mjerë ata, sepse kanë ndjekur shtegun e Kainit,+ janë turrur për një shpërblim drejt rrugës së gabuar të Balamit+ dhe kanë marrë fund duke imituar të folurin rebel+ të Korahut!+ 12 Këta janë shkëmbinj të fshehur nën ujë, ndërkohë që hanë e pinë me ju në banketet tuaja,*+ barinj që pa pikë frike mendojnë vetëm për barkun e tyre,+ re pa ujë që era i sjell andej-këtej,+ pemë pa fryt të vjeshtës së vonë, që janë tharë plotësisht* e janë shkulur me rrënjë, 13 dallgë të tërbuara deti, që nxjerrin si shkumë paturpësinë e tyre,+ yje endacakë, për të cilët ruhet përgjithmonë terri i errësirës.+
14 Po, edhe Enoku,+ i shtati në radhë që nga Adami, profetizoi për këta kur tha: «Ja, Jehovai* erdhi me dhjetëra mijë engjëjt e tij të shenjtë,*+ 15 që të ekzekutojë gjykimin kundër të gjithëve,+ si edhe të shpallë fajtorë tërë ata që shpërfillin Perëndinë për gjithë veprat e tyre të liga dhe për gjithë fjalët skandaloze që thanë kundër tij këta mëkatarë mospërfillës ndaj Perëndisë.»+
16 Këta janë njerëz që murmuritin,+ që ankohen për shortin e tyre në jetë, që rendin pas dëshirave të veta,+ që mburren me të madhe, e ndërkohë u bëjnë lajka të tjerëve* për leverdinë e tyre.+
17 Por ju, o të dashur, sillni ndër mend gjërat që parathanë* apostujt e Zotërisë tonë Jezu Krisht: 18 «Në ditët* e fundit do të ketë tallës, të cilët do të rendin pas dëshirave të veta për të shpërfillur Perëndinë.»*+ 19 Pikërisht këta shkaktojnë përçarje,+ këta njerëz shtazarakë* që nuk e kanë frymën e Perëndisë.* 20 Kurse ju, o të dashur, forconi besimin tuaj shumë të shenjtë dhe lutuni nën drejtimin e frymës së shenjtë,+ 21 që të qëndroni në dashurinë e Perëndisë,*+ e në të njëjtën kohë t’i mbani sytë te mëshira e Zotërisë tonë Jezu Krisht, e cila sjell jetën e përhershme.+ 22 Gjithashtu vazhdoni t’u tregoni mëshirë+ atyre që kanë dyshime+ 23 dhe shpëtojini+ duke ia rrëmbyer zjarrit të shkatërrimit. Vazhdoni t’u tregoni mëshirë edhe të tjerëve, por ndërkohë bëni kujdes për veten, e madje urreni edhe rrobën e njollosur nga veprat e tyre të liga.*+
24 Lëvduar qoftë ai që mund t’ju ruajë që të mos bini në mëkat* e t’ju bëjë të qëndroni të patëmetë+ përpara lavdisë së tij* me gëzim të madh, 25 i vetmi Perëndi, Shpëtimtari ynë nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotërisë tonë. Atij i qoftë lavdia, madhështia, fuqia dhe autoriteti për gjithë përjetësinë: në të shkuarën, tani dhe përgjithmonë! Amin!