Sipas Markut
13 Kur po dilte nga tempulli, një nga dishepujt i tha: «Mësues, shiko, ç’gurë e ç’ndërtesa të mrekullueshme!»+ 2 Por Jezui i tha: «A i sheh këto ndërtesa madhështore? Me siguri, këtu nuk do të mbetet gur mbi gur pa u rrëzuar.»+
3 Teksa rrinte ulur në Malin e Ullinjve nga i cili dukej tempulli, Pjetri, Jakovi, Gjoni dhe Andrea e pyetën veçmas: 4 «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra dhe cila do të jetë shenja kur të gjitha këto gjëra do të përfundojnë?»+ 5 Atëherë Jezui nisi t’u thoshte: «Kujdes se mos ju mashtron ndonjë.+ 6 Shumë veta do të vijnë dhe, duke përdorur emrin tim, do të thonë: ‘Unë jam ai’, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz. 7 Veç kësaj, kur të dëgjoni të flitet për luftëra dhe lajme luftërash, mos u alarmoni; këto gjëra duhet të ndodhin, por ende nuk është fundi.+
8 Atëherë do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie,+ do të ketë tërmete nga njëri vend në tjetrin dhe do të ketë mungesa ushqimi.+ Këto janë fillimi i dhembjeve therëse.*+
9 Prandaj kini kujdes, sepse njerëzit do t’ju dorëzojnë në gjykata,+ do t’ju rrahin nëpër sinagoga+ dhe do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve për shkakun tim, që të jepni dëshmi para tyre.+ 10 Gjithashtu, më parë duhet të predikohet lajmi i mirë në të gjitha kombet.+ 11 Kur t’ju kapin për t’ju dorëzuar në gjykata, mos jini në ankth që më përpara se ç’do të thoni; por thoni çdo gjë që do t’ju tregohet në atë çast, sepse nuk do të jeni ju që do të flitni, por do të flasë fryma e shenjtë.+ 12 Për më tepër, vëllai do të dorëzojë vëllanë që ta vrasin, babai fëmijën dhe fëmijët do të ngrihen kundër prindërve e do të jenë shkaktarët e vdekjes së tyre.+ 13 Për shkak të emrit tim, të gjithë do t’ju urrejnë,+ por ai që qëndron* deri në fund,+ do të shpëtojë.+
14 Megjithatë, kur të vini re gjënë e neveritshme që shkakton shkretim,+ e cila qëndron aty ku nuk duhet (lexuesi të përdorë aftësi dalluese), atëherë ata që janë në Jude, të fillojnë të ikin me të shpejtë në male.+ 15 Ai që është në tarracë, të mos zbresë në shtëpi e të mos hyjë brenda për të marrë ndonjë gjë, 16 dhe ai që është në arë, të mos kthehet te gjërat që ka lënë pas për të marrë mantelin.* 17 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që kanë foshnjë në gji ato ditë!+ 18 Vazhdoni të luteni që kjo të mos ndodhë në dimër, 19 sepse ato ditë do të jenë ditë të një shtrëngimi*+ të tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri tani, dhe as do të ketë përsëri.+ 20 Në fakt, po të mos i shkurtonte Jehovai* ditët, asnjë njeri* nuk do të shpëtonte. Por, për hir të të zgjedhurve, ai i ka shkurtuar ditët.+
21 Nëse atëherë ndonjë ju thotë: ‘Shikoni, Krishti është këtu’ ose ‘Ja, është atje’, mos e besoni,+ 22 sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë+ e do të bëjnë shenja dhe mrekulli, që të nxjerrin nga udha mundësisht edhe të zgjedhurit. 23 Kini kujdes, pra,+ jua kam thënë të gjitha paraprakisht.
24 Por në ato ditë, pas atij shtrëngimi, dielli do të errësohet e hëna nuk do të ndriçojë më.+ 25 Yjet do të bien nga qielli dhe qiejt* do të shkunden. 26 Atëherë do të shohin Birin e njeriut+ duke ardhur në re me fuqi dhe lavdi të madhe.+ 27 Ai do të dërgojë engjëjt dhe do t’i mbledhë të zgjedhurit nga të katër anët,* nga skaji i tokës deri në skajin e qiellit.+
28 Tani mësoni nga ilustrimi për pemën e fikut: sapo del bisku e lëshon gjethe, ju e dini se vera është afër.+ 29 Po ashtu edhe ju, kur t’i shihni të ndodhin këto gjëra, dijeni se ai* është afër, te dera.+ 30 Vërtet po ju them se ky brez nuk do të marrë fund kurrsesi, pa ndodhur të gjitha këto gjëra.+ 31 Qielli dhe toka do të marrin fund,*+ por fjalët e mia do të mbeten përgjithmonë.*+
32 Mirëpo, ditën ose orën askush s’e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati.+ 33 Mbani sytë hapur dhe rrini zgjuar,+ sepse nuk e dini se kur është koha e caktuar.+ 34 Ajo është si një njeri që e la shtëpinë e vet dhe udhëtoi për në dhé të huaj. Ai u dha autoritet skllevërve të tij+ dhe secilit i ngarkoi një punë, kurse derëtarin e urdhëroi të qëndronte vigjilent.+ 35 Prandaj qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini kur vjen i zoti i shtëpisë,+ në të ngrysur a në mesnatë, para se të agojë* a herët në mëngjes,+ 36 që të mos ju gjejë në gjumë kur të mbërrijë befas.+ 37 Atë që po jua them juve, ua them të gjithëve: qëndroni vigjilentë.»+