Ligji i përtërirë
32 «Mbani vesh, o qiej, dhe unë do të flas!
Dëgjoji, o tokë, fjalët e gojës sime!
2 Mësimi im do të bjerë si shiu,
fjalët e mia do të pikojnë si vesa,
si shirat e buta përmbi bar,
si shirat e bollshme mbi bimët,
Flitni për madhështinë e Perëndisë tonë!+
Janë brez dredharak e i shtrembër!+
A nuk është ai Ati yt që të solli në jetë,+
ai që të krijoi e të bëri një komb?!
7 Kujto kohët e lashta,
mendo për brezat e shkuar;
pyete babanë tënd, se ai mund të të tregojë;+
pyeti të moshuarit, se ata mund të ta thonë.
8 Kur Më i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre,+
kur ndau bijtë e Adamit* nga njëri-tjetri,+
i caktoi kufijtë e popujve+
sipas numrit të bijve të Izraelit,+
9 sepse pjesa e Jehovait është populli i tij,+
Jakobi është trashëgimia e tij.+
11 Porsi shqiponja që zgjon të vegjlit e saj,
sillet rrotull mbi folenë,
krahët shtrin, i merr
e mbi pendë i mban.+
E ushqeu me mjaltë nga shkrepi,
me vaj nga shkëmbi,*
14 me gjalpin e tufës, me qumështin e kopesë,
me delet më të zgjedhura,*
me deshtë e Bashanit, me cjeptë,
e pinte verë nga gjaku* i rrushit.
15 Kur u majm, Jeshuruni* e shkelmoi pronarin e vet gjithë rebelim.
Ti, o Jeshurun, u majme, u shëndoshe dhe u ngope.+
Kështu braktise Perëndinë që të bëri,+
përbuze Shkëmbin e shpëtimit tënd.
17 Demonëve u flijoje e jo Perëndisë,+
atyre perëndive që nuk i kishe njohur,
perëndive të reja që sapo ishin shfaqur
e që paraardhësit e tu nuk i njihnin.
22 sepse zemërimi im ka ndezur një zjarr+
që do të djegë deri në skutat më të thella të Varrit,*+
që do të përpijë tokën dhe prodhimet e saj
e do t’u vërë flakën themeleve të maleve.
23 Të zezat do t’ua shtoj,
shigjetat mbi ta do t’i harxhoj.
25 Jashtë, shpata do t’u përpijë fëmijët,+
brenda, tmerri do t’i pushtojë+
si djaloshin, edhe virgjëreshën,
si foshnjën e gjirit, edhe plakun flokëzbardhur.+
26 Do të kisha thënë: ‘Do t’i shpërndaj,
e kujtimin e tyre do ta shuaj mes njerëzve’,
27 po të mos i trembesha reagimit të armikut,+
se kundërshtarët mund të mos kuptonin e të thoshin:+
‘Dora jonë doli triumfuese!+
Gjithë këto gjëra nuk i bëri Jehovai.’
29 Ah, sikur të ishin të mençur!+ Do ta bluanin në mendje këtë gjë.+
Do ta mendonin fundin e tyre.+
30 Si mundet një i vetëm të ndjekë këmba-këmbës 1.000 veta,
dhe dy të bëjnë që 10.000 veta t’ia mbathin,+
po të mos i braktisë Shkëmbi i tyre+
dhe Jehovai t’i lërë në dorë të armiqve?!
31 (Se shkëmbi i tyre s’është si Shkëmbi ynë.+
Edhe armiqtë tanë e kanë kuptuar këtë.)+
Rrushi i tyre është helm,
bistakët e tyre janë të hidhur.+
33 Vera e tyre është vrer gjarpërinjsh,
helm vdekjeprurës kobre.
35 Hakmarrja më përket mua, edhe shpagimi.+
Në kohën e caktuar do t’u merren këmbët,+
se ditën e shkatërrimit e kanë pranë
dhe ajo që i pret, do të vijë sa hap e mbyll sytë.”
36 Po, Jehovai do ta gjykojë popullin e tij+
dhe do t’i vijë keq për shërbëtorët e tij+
kur të shohë që fuqitë u kanë shteruar
dhe që kanë mbetur veçse të pambrojturit e të dobëtit.
37 Atëherë ai do të thotë: “Ku janë perënditë e tyre,+
shkëmbi ku kërkuan strehë,
38 që hanin dhjamin e flijimeve*
dhe pinin verën e blatimeve të tyre në pije?+
Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë;
le të bëhen streha juaj.
40 Unë ngre dorën drejt qiellit dhe betohem:
‘Siç është e vërtetë që rroj në jetë të jetëve’,+
41 po e mpreha shpatën time vezulluese
dhe po e ngrita dorën për të gjykuar,+
do të hakmerrem ndaj kundërshtarëve të mi+
e do t’i shpaguaj ata që më urrejnë.
42 Me gjak do t’i deh shigjetat e mia,
me gjakun e të vrarëve dhe të robërve.
Me mish do të ngopet shpata ime,
me kokat e prijësve të armikut.”
43 Gëzoni, ju kombe, me popullin e tij,+
se ai do të marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të vet,+
do të hakmerret ndaj kundërshtarëve të tij,+
dhe do të bëjë shlyerjen për* vendin e popullit të tij.»
44 Kështu, ndërsa populli e dëgjonte, Moisiu bashkë me Hoshenë,*+ birin e Nunit, tha të gjitha fjalët e kësaj kënge.+ 45 Pasi tha tërë këto fjalë para gjithë Izraelit, 46 Moisiu vazhdoi: «Rrënjosini në zemër të gjitha fjalët që po ju them si paralajmërim sot,+ që t’i urdhëroni bijtë tuaj të zbatojnë me kujdes të gjitha fjalët e këtij Ligji.+ 47 Pasi për ju nuk janë fjalë boshe, por janë vetë jeta juaj,+ dhe falë tyre mund të jetoni gjatë në vendin që do të shtini në dorë pasi të kaloni Jordanin.»
48 Po atë ditë, Jehovai i tha Moisiut: 49 «Ngjitu në malin e Abarimit,+ në malin e Nebos,+ që gjendet në vendin e Moabit, përballë Jerikosë, e shih vendin e Kananit, që po u jap si pronë izraelitëve.+ 50 Pastaj do të vdesësh në malin ku do të ngjitesh pas pak dhe do të bashkohesh me popullin tënd,* ashtu si vdiq në malin e Horit yt vëlla, Aroni,+ dhe u bashkua me popullin e tij, 51 sepse ju të dy nuk u treguat besnikë ndaj meje në mes të izraelitëve pranë ujërave të Meribës+ në Kadesh, në shkretëtirën e Zinit, ngaqë nuk më shenjtëruat para syve të izraelitëve.+ 52 Do ta shohësh vendin nga larg, por nuk do të hysh në vendin që po i jap popullit të Izraelit.»+