Isaia
40 «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim,—thotë Perëndia juaj.+
2 Flitini zemrës së* Jerusalemit
dhe i thoni se shërbimi i tij i detyruar ka mbaruar,
se faji i tij është paguar,+
sepse mori nga dora e Jehovait ndëshkim të plotë* për tërë mëkatet e tij.»+
3 Dëgjohet zëri i dikujt që thërret në shkretëtirë:
«Përgatitni* udhën për Jehovain.+
Bëni për Perëndinë tonë një rrugë të drejtë+ përmes shkretëtirës.+
4 Le të ngrihet çdo luginë
dhe le të ulet çdo mal e kodër.
Toka me gunga duhet të rrafshohet
dhe terreni i thyer të bëhet i rrafshët.+
6 Dëgjo! Dikush thotë: «Thërrit!»
Tjetri ia kthen: «Ç’të thërras?»
«Çdo njeri* është si bari i gjelbër.
Gjithë dashuria e tij besnike është si lulja e fushës.+
Po, njerëzit janë veçse bar i gjelbër.
Bërtit me sa fuqi ke,
o grua që sjell një lajm të mirë për Jerusalemin!
Bërtit, mos ki frikë.
Lajmëroji qytetet e Judës: «Ky është Perëndia juaj!»+
10 Ja! Zotëria Sovran Jehova do të vijë e do të tregojë fuqinë e tij
dhe krahu i vet do të mbretërojë në emër të tij.+
Me vete ka një shpërblim
dhe para tij ka një pagë.+
11 Ai do të kujdeset për* kopenë e tij si një bari.+
Do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij
e do t’i mbajë në gji.
Do t’i prijë me butësi ato që ushqejnë të vegjlit me qumësht.+
Kush e ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë?*+
Kush i ka peshuar malet në kandar
dhe kodrat në peshore?
13 Kush e ka matur* frymën e Jehovait?
Kush mund të jetë këshilltar i tij që ta udhëzojë?+
14 A është konsultuar* me ndonjë që të fitojë aftësi për të kuptuar?
Kush ia mëson shtegun e drejtësisë?
Kush i jep njohuri?
Kush i tregon si të fitojë vërtet aftësi për të kuptuar?+
Ja, ai i ngre ishujt si të ishin pluhur i imët.
16 As Libani nuk mjafton për ta mbajtur zjarrin ndezur,*
as kafshët e tij të egra nuk mjaftojnë për një blatim të djegur.
18 Me kë mund ta përngjasoni Perëndinë?+
Çfarë gjëje i ngjan?+
Pastaj kërkon një artizan të zotin
për të gdhendur një shëmbëlltyrë që s’ka për të lëvizur vendit.+
21 Nuk e dini, vallë?
Nuk e keni dëgjuar?
Nuk jua kanë treguar që nga fillimi?
Nuk e keni kuptuar që kur u hodhën themelet e tokës?+
Ai i shpalos qiejt si një vel të hollë
dhe i shtrin si një tendë banimi.+
24 Ata sapo janë mbjellë,
nuk janë futur mirë në tokë,
dhe kërcelli i tyre ende nuk ka lëshuar rrënjë mirë.
Mjafton t’u frysh, e thahen.
Era i merr me vete si të ishin kashtë.+
25 «Me kë mund të më përngjasoni? Kush është i barabartë me mua?—thotë i Shenjti.
26 Ngrini sytë drejt qiellit dhe shikoni.
Kush i krijoi këto gjëra?+
Ai që e nxjerr ushtrinë e yjeve dhe që e di numrin e tyre të saktë;*
Ai i thërret të gjithë me emër.+
Falë energjisë së tij të jashtëzakonshme* dhe fuqisë së tij të mahnitshme,+
nuk mungon asnjë prej tyre.
27 O Jakob, o Izrael, pse thua:
‘Udha ime është e fshehur për Jehovain
dhe Perëndia nuk vepron me drejtësi ndaj meje.’+
28 A nuk e di? Nuk e ke dëgjuar?
Jehovai, Krijuesi i skajeve të tokës, është Perëndi i përjetësisë.+
Ai nuk lodhet e nuk rraskapitet kurrë.+