Veprat
21 Pasi mezi u ndamë prej tyre, nisëm lundrimin dhe arritëm në Kos, kurse të nesërmen në Rodos e që atje në Patara. 2 Si gjetëm një anije që shkonte për në Feniki, hipëm dhe lundruam me të. 3 Pastaj na u shfaq ishulli i Qipros,+ e lamë atë pas në të majtë dhe vazhduam lundrimin drejt Sirisë.+ Më pas zbritëm në Tir, sepse atje anija duhej të shkarkonte ngarkesën.+ 4 Pasi kërkuam dishepujt, i gjetëm dhe qëndruam atje shtatë ditë. Por, të shtyrë nga fryma,+ ata i thanë herë pas here Pavlit të mos vinte këmbë në Jerusalem. 5 Si mbaruan ato ditë, u nisëm për udhë. Të gjithë ata, bashkë me gratë dhe fëmijët, na përcollën deri jashtë qytetit, dhe të ulur në gjunjë+ në breg, u lutëm 6 e përshëndetëm+ njëri-tjetrin. Pastaj, ne hipëm në anije, kurse ata u kthyen nëpër shtëpitë e tyre.
7 Nga Tiri ne lundruam drejt Ptolemaidës. Atje përshëndetëm vëllezërit dhe qëndruam me ta një ditë. 8 Të nesërmen u nisëm dhe mbërritëm në Cezare.+ Shkuam në shtëpinë e Filipit, ungjillëzuesit, i cili ishte një nga të shtatët+ dhe qëndruam me të. 9 Ai kishte katër bija, virgjëresha, që profetizonin.+ 10 Por gjatë qëndrimit tonë atje prej shumë ditësh, nga Judea zbriti një profet, që quhej Agab,+ 11 erdhi te ne, mori brezin e Pavlit, u lidh këmbë e duar dhe tha: «Ja çfarë thotë fryma e shenjtë: ‘Kështu do ta lidhin+ judenjtë në Jerusalem burrin, të cilit i përket ky brez, dhe do ta dorëzojnë+ në duart e njerëzve të kombeve.’» 12 Kur e dëgjuam këtë, ne dhe vendësit, nisëm t’i përgjëroheshim të mos ngjitej+ në Jerusalem. 13 Atëherë, Pavli u përgjigj: «Ç’bëni kështu? Pse qani+ e ma ligështoni zemrën?+ Jini të sigurt se për emrin e Zotërisë Jezu, unë jam gati, jo vetëm të më lidhin, por edhe të vdes+ në Jerusalem.» 14 Meqë nuk i mbushej mendja, hoqëm dorë e thamë: «U bëftë vullneti+ i Jehovait!»
15 Pas atyre ditëve, u përgatitëm për udhë dhe nisëm të ngjiteshim në Jerusalem.+ 16 Por me ne erdhën edhe disa dishepuj nga Cezarea,+ që të na çonin te një njeri, në shtëpinë e të cilit do të rrinim si mysafirë, te Mnasoni nga Qiproja, një nga dishepujt e hershëm. 17 Kur arritëm në Jerusalem,+ vëllezërit na pritën me gëzim.+ 18 Të nesërmen Pavli erdhi me ne te Jakovi,+ dhe të gjithë pleqtë ishin të pranishëm. 19 Ai i përshëndeti dhe filloi t’u tregonte një për një+ ato që bëri Perëndia mes kombeve nëpërmjet shërbimit të tij.+
20 Pasi e dëgjuan, ata i dhanë lavdi Perëndisë dhe i thanë: «Ti e sheh, vëlla, sa mijëra besimtarë ka mes judenjve! Ata janë të gjithë përkrahës të flaktë të Ligjit.+ 21 Por kanë dëgjuar lart e poshtë për ty se po u mëson të gjithë judenjve mes kombeve apostazi kundër Moisiut,+ dhe u thua që të mos i rrethpresin+ bijtë e të mos ecin në zakonet e shenjta. 22 Ç’duhet bërë, pra? Sido që të jetë, ata do ta marrin vesh se ke ardhur. 23 Prandaj, bëj kështu si po të themi: me ne janë katër burra, që mbajnë mbi vete një zotim. 24 Merri,+ pastrohu me ta ceremonialisht e hiqu shpenzimet,+ që të rruajnë kokat.+ Kështu, të gjithë do ta kuptojnë se nuk ka asgjë të vërtetë në ato që janë thënë lart e poshtë për ty, por përkundrazi ti po ecën siç duhet, duke e mbajtur Ligjin edhe vetë.+ 25 Sa për besimtarët nga kombet, ne e morëm vendimin dhe ua dërguam: të ruhen nga gjërat që u flijohen idhujve,+ nga gjaku,+ nga kafshët e mbytura+ dhe nga kurvëria.»+
26 Atëherë, të nesërmen Pavli mori me vete burrat, u pastrua ceremonialisht me ta+ dhe hyri në tempull, për të bërë të ditur se kur do të mbaronte+ pastrimi ceremonial dhe do të paraqitej blatimi+ për çdonjërin prej tyre.+
27 Kur shtatë+ ditët ishin në përfundim, me ta parë në tempull, judenjtë nga Azia nisën ta bënin rrëmujë gjithë turmën,+ kapën Pavlin 28 dhe thërritnin: «O burra të Izraelit, na ndihmoni! Ky është ai që i mëson të gjithë ngado kundër popullit,+ kundër Ligjit dhe kundër këtij vendi. Për më tepër, solli edhe grekë në tempull dhe e përdhosi këtë vend të shenjtë.»+ 29 Sepse më përpara kishin parë me të në qytet Trofimin,+ efesianin, dhe kujtonin se Pavli e kishte futur në tempull. 30 Tërë qyteti u trazua,+ dhe tërë populli u turr drejt tempullit. Kapën Pavlin dhe e nxorën zvarrë nga tempulli.+ Menjëherë portat u mbyllën. 31 Dhe ndërsa po orvateshin ta vritnin, komandantit të kohortës i vajti lajmi se gjithë Jerusalemi ishte rrëmujë.+ 32 Ai mori menjëherë ushtarë e centurionë dhe zbriti me vrap tek ata.+ Kur vunë re komandantin ushtarak+ me ushtarët, ata pushuan së rrahuri Pavlin.
33 Komandanti u afrua, e kapi dhe dha urdhër që të lidhej me dy zinxhirë.+ Pastaj nisi të pyeste se kush ishte dhe çfarë kishte bërë. 34 Por në turmë disa bërtitnin një gjë, e disa një tjetër.+ Kështu, ngaqë nuk mundi të merrte vesh gjë të sigurt nga trazira që u shkaktua, ai urdhëroi ta çonin në kazermë.+ 35 Por kur arriti te shkallët, për shkak të dhunës së turmës, gjendja u bë e tillë, saqë u desh ta mbanin ushtarët, 36 sepse turma e njerëzve e ndiqte dhe thërriste: «Zhdukeni!»+
37 Kur po e çonin në kazermë, Pavli e pyeti komandantin ushtarak: «A më lejohet të të them diçka?» Ai ia ktheu: «Flitke greqisht?! 38 Pse, a nuk je ti egjiptiani që para ca ditësh nxiti një kryengritje+ dhe nxori në shkretëtirë katër mijë burra gjakësorë?» 39 Pavli iu përgjigj: «Unë jam një jude+ nga Tarsi+ i Kilikisë, qytetar nga një qytet me emër. Prandaj, të lutem më lejo t’i flas popullit.» 40 Ai i dha leje, dhe Pavli që nga shkallët i bëri popullit shenjë+ me dorë. Pasi ra një heshtje e madhe, ai iu drejtua atyre në gjuhën hebraike:+