Zbulesa e Gjonit
20 Pashë një engjëll që zbriste nga qielli me çelësin e humnerës+ dhe me një zinxhir të madh në dorë. 2 Ai e kapi dragoin,+ gjarprin e hershëm,+ i cili është Djalli+ dhe Satanai,+ dhe e lidhi për 1.000 vjet. 3 Pastaj e vërviti në humnerë,+ të cilën e mbylli dhe e vulosi sipër tij, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin 1.000 vjetët. Pas kësaj, ai do të lirohet për pak kohë.+
4 Pashë frone dhe ata që ishin ulur në to, të cilëve u ishte dhënë autoritet për të gjykuar. Po, pashë gjakun* e atyre që ishin ekzekutuar,* ngaqë kishin dhënë dëshmi për Jezuin dhe kishin folur për Perëndinë. Pashë ata që nuk kishin adhuruar as bishën, as shëmbëlltyrën e saj dhe që nuk e kishin marrë damkën mbi ballë ose mbi dorë.+ Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan me Krishtin+ për 1.000 vjet. 5 (Pjesa tjetër e të vdekurve+ nuk u kthyen në jetë derisa mbaruan 1.000 vjetët.) Kjo është ringjallja e parë.+ 6 I lumtur dhe i shenjtë është kushdo që kthehet në jetë në ringjalljen e parë;+ vdekja e dytë+ nuk ka aspak autoritet mbi ta,+ dhe ata do të jenë priftërinj+ të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për 1.000 vjet.+
7 Sapo të mbarojnë 1.000 vjetët, Satanai do të lirohet nga burgu i tij 8 dhe do të dalë për të mashtruar kombet në të katër skajet e dheut, Gog dhe Magog, që t’i mbledhë së bashku për luftë. Numri i tyre do të jetë si rëra e detit. 9 Ata do të shpërndahen në të gjithë tokën e do të rrethojnë kampin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të zbresë zjarr që do t’i përpijë.+ 10 Kurse Djalli që i mashtronte, do të hidhet në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku gjenden tashmë edhe bisha+ me profetin e rremë;+ ata do të mundohen* ditë e natë, në jetë të jetëve.
11 Pashë një fron të bardhë e të madh, si dhe Atë që rri ulur në të.+ Toka e qielli u zhdukën përpara tij+ e s’u gjendën më. 12 Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër: rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+ 13 Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Varri* i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta, dhe secili prej tyre u gjykua sipas veprave të veta.+ 14 Vdekja dhe Varri* u vërvitën në liqenin e zjarrtë.+ Ky liqen i zjarrtë+ paraqet vdekjen e dytë.+ 15 E kush nuk u gjend i shkruar në librin e jetës,+ u vërvit në liqenin e zjarrtë.+