Romakëve
12 Prandaj, o vëllezër, ju përgjërohem nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj+ si një flijim+ të gjallë,+ të shenjtë+ e të pranueshëm për Perëndinë,+ që të bëni një shërbim të shenjtë+ me fuqinë tuaj për të arsyetuar.+ 2 Mjaft u brumosët+ sipas kësaj bote,* por shndërrohuni, duke përtërirë mendjen tuaj,+ që të vërtetoni+ se cili është vullneti+ i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.
3 Sepse nëpërmjet dashamirësisë së pamerituar që m’u dha, i them gjithsecilit mes jush të mos mendojë për veten më shumë nga sa duhet të mendojë,+ por të mendojë në atë mënyrë që të ketë një mendje të shëndoshë,+ secili sipas masës+ së besimit+ që i ka ndarë Perëndia. 4 Sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë,+ por jo të gjitha gjymtyrët kanë të njëjtin funksion, 5 ashtu edhe ne, ndonëse shumë, jemi një trup+ në unitet me Krishtin, por gjymtyrë që individualisht i përkasim njëra-tjetrës.+ 6 Përderisa kemi dhurata që ndryshojnë+ sipas dashamirësisë së pamerituar+ që na është dhënë, në qoftë profeci, le të profetizojmë sipas besimit që na është dhënë për pjesë 7 dhe në qoftë shërbim, le të jepemi pas këtij shërbimi.+ Ai që jep mësim,+ le të jepet pas mësimdhënies së tij,+ 8 ai që nxit, le t’i kushtohet nxitjes,+ ai që ndan, le ta bëjë këtë dorëhapur,+ ai që drejton,+ le ta bëjë me shumë përkujdesje dhe ai që tregon mëshirë,+ le ta bëjë këtë me gëzim.
9 Dashuria+ juaj të jetë pa hipokrizi.+ Urreni thellësisht atë që është e ligë,+ kapuni fort pas asaj që është e mirë.+ 10 Kini për njëri-tjetrin përzemërsi të butë me dashuri vëllazërore.+ Jini të parët për t’i treguar nderim njëri-tjetrit.+ 11 Jini të papërtuar në punët tuaja.+ Jini të zjarrtë në frymë.+ Shërbejini Jehovait si skllevër.+ 12 Gëzoni në shpresë.+ Qëndroni në shtrëngime.+ Ngulmoni në lutje.+ 13 Ndani me të shenjtët sipas nevojave të tyre.+ Ndiqni udhën e mikpritjes.+ 14 Vazhdoni të bekoni ata që ju përndjekin;+ të bekoni+ e të mos mallkoni.+ 15 Gëzoni me ata që gëzojnë+ dhe qani me ata që qajnë. 16 Mendoni për të tjerët njësoj si për veten tuaj+ dhe mos e kini mendjen te gjërat e mëdha,+ por t’ju drejtojnë gjërat e thjeshta.+ Mos e mbani veten për të matur.+
17 Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.+ Bëni gjëra të shkëlqyera sipas nevojës që kanë të gjithë njerëzit. 18 Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë+ me të gjithë. 19 Mos u hakmerrni+ për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të Perëndisë,+ sepse është shkruar: «‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.»+ 20 Por «nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, nëse është i etur, jepi diçka për të pirë,+ sepse po të bësh kështu, do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij».+ 21 Mos e lejo të keqen të të mundë, por vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.+