Letra e parë e Pjetrit
2 Prandaj flakni tej çdo të keqe,+ mashtrim, hipokrizi, zili dhe përgojim. 2 Si foshnja të porsalindura,+ ushqeni një dëshirë të zjarrtë për qumështin e kulluar* të fjalës, që me anë të tij të rriteni e të shpëtoni,+ 3 nëse vërtet e keni provuar* që Zotëria është zemërmirë.
4 Ndërsa i afroheni atij—një guri të gjallë që njerëzit e hodhën poshtë,+ por që Perëndia e zgjodhi si gur të çmuar+—5 edhe ju, si gurë të gjallë, po ndërtoheni për të qenë një shtëpi e ngritur falë frymës së Perëndisë,+ që të bëheni një priftëri e shenjtë dhe, nëpërmjet Jezu Krishtit, të ofroni flijime+ të pranueshme për Perëndinë+ në harmoni me frymën e tij. 6 Prandaj në Shkrim thuhet: «Unë po vë në Sion një gur të zgjedhur, një gur të çmuar qosheje për themelin. Kush tregon besim tek ai, nuk do të zhgënjehet kurrë.»*+
7 Për ju, pra, ai është i çmuar, sepse jeni besimtarë. Por për ata që nuk besojnë, nuk është kështu, sepse shkrimi thotë se «guri që ndërtuesit hodhën poshtë,+ u bë guri kryesor i qoshes»*+ 8 dhe «gur e shkëmb pengese».+ Ata pengohen sepse nuk i binden fjalës, dhe kështu do të përfundojnë njerëz të tillë. 9 Kurse ju jeni «popull i zgjedhur, priftëri mbretërore, komb i shenjtë,+ prona e tij e veçantë,+ që të shpallni kudo cilësitë e tij të shkëlqyera»,*+ të Atij që ju thirri nga errësira në dritën e tij të mrekullueshme.+ 10 Dikur nuk ishit një popull, por tani jeni populli i Perëndisë;+ dikur Perëndia nuk ju kishte treguar mëshirë, por tani ai ju ka treguar mëshirë.+
11 Të dashur, ju nxit si të ardhur e banorë të përkohshëm në këtë botë,+ të vazhdoni të rrini larg nga dëshirat mëkatare,*+ të cilat luftojnë kundër jush.+ 12 Kini një sjellje të shkëlqyer mes njerëzve nga bota,*+ që, kur t’ju akuzojnë si keqbërës, të jenë dëshmitarë okularë të veprave tuaja të shkëlqyera,+ e kështu t’i japin lavdi Perëndisë në ditën e hetimit.
13 Për hir të Zotërisë, nënshtrojuni çdo autoriteti* njerëzor,+ qoftë mbretit+ si më i lartë, 14 qoftë guvernatorëve si të dërguar prej tij për të ndëshkuar keqbërësit dhe për të lavdëruar ata që bëjnë të mirën,+ 15 sepse është vullneti i Perëndisë, që, duke bërë të mirën, t’ua mbyllni gojën* njerëzve të paarsyeshëm që flasin nga injoranca.+ 16 Jetoni si njerëz të lirë,+ por mos e përdorni lirinë tuaj si justifikim* për të bërë të keqen,+ përkundrazi jini skllevër të Perëndisë.+ 17 Nderoni njerëz të çdo lloji,+ kini dashuri për gjithë vëllezërit në besim,*+ kini nderim të thellë për* Perëndinë,+ nderoni mbretin!+
18 Shërbyesit t’u nënshtrohen zotërinjve të tyre me frikën që u takon,+ jo vetëm të mirëve dhe të arsyeshmëve, por edhe gjithë atyre që zor se kënaqen, 19 sepse Perëndia kënaqet me ata që u bëjnë ballë vështirësive* dhe vuajnë padrejtësisht ngaqë mbajnë një ndërgjegje të pastër përpara tij.+ 20 Në të vërtetë, ç’meritë keni nëse ju rrahin kur mëkatoni?!+ Por nëse duroni kur vuani ngaqë bëni të mirën, Perëndia kënaqet.+
21 Në të vërtetë, në këtë udhë u thirrët, sepse edhe Krishti vuajti për ju+ e ju la një model, që të ndiqni me kujdes gjurmët e tij.+ 22 Ai nuk kreu asnjë mëkat+ dhe në gojën e tij s’kishte asnjë mashtrim.+ 23 Kur e shanin,*+ nuk e kthente sharjen.*+ Kur vuante,+ nuk kërcënonte, por e linte veten në duart e Atij që gjykon+ me drejtësi. 24 Ai vetë mbarti mëkatet tona+ në trupin e tij kur u vu në shtyllë,*+ që ne të ishim të vdekur për mëkatin* dhe të jetonim për drejtësinë. «Falë plagëve të tij u shëruat»,+ 25 sepse ishit si dele që po humbitnin rrugën,+ kurse tani jeni kthyer te bariu+ dhe mbikëqyrësi i shpirtit tuaj.*