Romakëve
12 Prandaj, vëllezër, ju përgjërohem për hir të dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj+ si një flijim të gjallë, të shenjtë+ e të pranueshëm për Perëndinë, që t’i bëni shërbim të shenjtë me fuqinë tuaj për të arsyetuar.+ 2 Mjaft u brumosët* sipas kallëpit të kësaj bote,* por transformohuni duke përtërirë mendjen,+ që të siguroheni*+ cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.
3 Për hir të mirësisë së pamerituar që m’u tregua, i them gjithsecilit prej jush të mos mendojë për veten më shumë se ç’duhet,+ por të ketë mendje të shëndoshë,* secili sipas besimit që i ka dhënë* Perëndia.+ 4 Në fakt, sikurse në trup kemi shumë gjymtyrë+ dhe jo të gjitha kryejnë të njëjtin funksion, 5 po ashtu edhe ne, ndonëse jemi shumë, jemi një trup i vetëm në unitet me Krishtin dhe secili është gjymtyrë që i përket tjetrit.+ 6 Të gjithë kemi dhurata të ndryshme falë mirësisë së pamerituar që na është treguar.+ Prandaj, nëse kemi dhuratën për të profetizuar, le të profetizojmë në përputhje me besimin që kemi; 7 nëse kemi dhuratën për të shërbyer, le t’i shërbejmë njëri-tjetrit; nëse kemi dhuratën për të mësuar, le të jepemi pas mësimdhënies;+ 8 ai që inkurajon,* le të japë inkurajim;+ ai që jep,* le ta bëjë këtë dorëhapur;+ ai që merr drejtimin, le ta bëjë këtë me merak;*+ dhe ai që tregon mëshirë, le ta bëjë këtë me gëzim.+
9 Dashuria juaj të jetë pa hipokrizi.+ Urreni thellësisht të keqen,+ kapuni fort pas së mirës. 10 Kini dashuri vëllazërore dhe përzemërsi të ngrohtë për njëri-tjetrin. Jini të parët* për të nderuar njëri-tjetrin.+ 11 Jini të papërtuar e jo përtacë.*+ Lëreni frymën e shenjtë të vlojë si zjarr në zemrat tuaja.+ Shërbejini Jehovait* si skllevër.+ 12 Gëzoni në shpresë. Qëndroni në shtrëngime.*+ Ngulmoni në lutje.+ 13 Mbështetini të shenjtët sipas nevojave të tyre.+ Ndiqni udhën e mikpritjes.+ 14 Bekoni ata që ju përndjekin,+ po, bekojini e mos i mallkoni.+ 15 Gëzoni me ata që gëzojnë dhe qani me ata që qajnë. 16 Mendoni për të tjerët njësoj si për veten; mos e kini mendjen te gjërat e mëdha,* por t’ju drejtojnë gjërat e thjeshta.*+ Mos e mbani veten për të mençur.+
17 Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe.+ Kini merak të bëni gjëra që janë të shkëlqyera në sytë e të gjithë njerëzve.* 18 Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë.+ 19 Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, por lërini vend zemërimit të tij të furishëm,*+ sepse është shkruar: «‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.»*+ 20 Por «nëse armiku yt është i uritur, jepi të hajë, e nëse është i etur, jepi diçka për të pirë, sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij».*+ 21 Mos e lejo të keqen të të mundë, por vazhdo ta mundësh të keqen me të mirën.+