Zbulesa e Gjonit
7 Pas kësaj, pashë katër engjëj që qëndronin në katër skajet e tokës dhe mbanin fort katër erërat e tokës, që asnjë erë të mos frynte mbi tokë, mbi det ose mbi ndonjë pemë. 2 Pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lindja e diellit dhe kishte një vulë të Perëndisë së gjallë. Ai u thirri me zë të fortë katër engjëjve që u ishte lejuar të dëmtonin tokën dhe detin, 3 dhe u tha: «Mos dëmtoni as tokën, as detin, as pemët, derisa të kemi vulosur+ në ballë skllevërit e Perëndisë tonë.»+
4 Dëgjova numrin e të vulosurve, dhe ishin 144.000,+ nga çdo fis i bijve të Izraelit:+
5 nga fisi i Judës 12.000 të vulosur;
nga fisi i Rubenit 12.000;
nga fisi i Gadit 12.000;
6 nga fisi i Asherit 12.000;
nga fisi i Neftalit 12.000;
nga fisi i Manaseut+ 12.000;
7 nga fisi i Simeonit 12.000;
nga fisi i Levit 12.000;
nga fisi i Isaharit 12.000;
8 nga fisi i Zabulonit 12.000;
nga fisi i Jozefit 12.000
dhe nga fisi i Beniaminit 12.000 të vulosur.
9 Pastaj pashë një shumicë të madhe nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët,+ të cilën askush s’mund ta numëronte. Ata qëndronin para fronit e para Qengjit, kishin veshur rroba të bardha të gjata+ dhe mbanin në duar degë palmash.+ 10 Ata thërritnin me zë të fortë: «Shpëtimin ia detyrojmë Perëndisë tonë, që rri ulur në fron,+ dhe Qengjit.»+
11 Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve+ dhe katër krijesave të gjalla. Ata u përkulën me fytyrë përtokë para fronit dhe adhuruan Perëndinë me fjalët: 12 «Amin! Lavdet, madhështia, mençuria, falënderimet, nderimi, fuqia dhe forca i qofshin Perëndisë tonë në jetë të jetëve!+ Amin!»
13 Një nga pleqtë më pyeti: «Cilët janë këta që kanë veshur rroba të bardha të gjata+ dhe nga kanë ardhur?» 14 Menjëherë i thashë: «Imzot, ti e di.» Ai më tha: «Janë ata që dalin nga shtrëngimi i madh+ dhe i kanë larë rrobat e tyre të gjata e i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit.+ 15 Prandaj janë para fronit të Perëndisë dhe i bëjnë atij shërbim të shenjtë ditë e natë në tempullin e tij; dhe Ai që është ulur në fron,+ do të shtrijë tendën mbi ta.+ 16 Nuk do të kenë më as uri e as etje, dhe nuk do të vuajnë më as nga dielli e as nga të nxehtët përvëlues,+ 17 sepse Qengji+ që është afër* fronit, do t’i kullotë+ dhe do t’i drejtojë për te burimet e ujërave të jetës.+ E Perëndia do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre.»+