Efesianëve
4 Unë, pra, i burgosuri+ në Zotërinë, ju përgjërohem që të ecni denjësisht+ për thirrjen tuaj,+ 2 me përulësi të plotë mendjeje,+ me butësi dhe me shpirtgjerësi,+ duke e duruar njëri-tjetrin me dashuri+ 3 dhe duke u përpjekur me zell që të ruani njëjësinë e frymës në lidhjen e paqes.+ 4 Ka një trup të vetëm+ dhe një frymë të vetme,+ ashtu siç u thirrët edhe në një shpresë të vetme.+ 5 Ka një Zotëri të vetëm,+ një besim të vetëm,+ një pagëzim të vetëm,+ 6 një Perëndi të vetëm+ e Atë të të gjithë njerëzve, i cili është mbi të gjithë, për të gjithë dhe në të gjithë.
7 Secilit nga ne iu dha dashamirësi e pamerituar,+ sipas mënyrës që Krishti mati dhuratën falas.+ 8 Prandaj, thuhet: «Kur u ngjit lart, ai mori me vete robër e dha dhurata në njerëz.»+ 9 A nuk nënkupton shprehja «u ngjit»+ se ai kishte zbritur në zonat më të ulëta, domethënë në tokë?!+ 10 Ai që zbriti është po ai që u ngjit+ shumë më lart se të gjithë qiejt,+ që t’u jepte plotësinë+ të gjitha gjërave.
11 Ai i dha disa si apostuj,+ disa si profetë,+ disa si ungjillëzues,+ disa si barinj e mësues,+ 12 për ndreqjen+ e të shenjtëve, për veprën e shërbesës, për ndërtimin e trupit të Krishtit,+ 13 derisa të gjithë ne të arrijmë njëjësinë në besim dhe në njohurinë e saktë të Birit të Perëndisë, në një njeri tërësisht të rritur,+ në masën e shtatit të plotë të Krishtit,+ 14 që të mos jemi më fëmijë, të lëkundur+ nga dallgët e të çuar andej-këtej nga çdo erë mësimi,+ nga dredhia+ e njerëzve, nga dinakëria në sajimin e mashtrimeve. 15 Por, duke thënë të vërtetën,+ le të rritemi+ me anë të dashurisë në të gjitha gjërat, në përputhje me atë që është kreu,+ Krishti. 16 Nga ai, i gjithë trupi,+ i lidhur së bashku në mënyrë të harmonishme dhe i bërë për të bashkëvepruar me anë të të gjitha nyjave që japin atë që është e nevojshme, sipas funksionimit në masën e duhur të çdo gjymtyre përkatëse, vepron për rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes në dashuri.+
17 Prandaj po ju them dhe jap dëshmi në Zotërinë, që të mos vazhdoni më të ecni ashtu siç ecin kombet,+ në kotësinë e mendjeve të tyre,+ 18 ndërsa janë në errësirë mendërisht+ dhe të ndarë+ nga jeta që i përket Perëndisë, për shkak të padijes+ që kanë, për shkak të pandjeshmërisë+ së zemrave të tyre. 19 Duke mos pasur më asnjë ndjesi morale,+ ata u dhanë pas sjelljes së shthurur+ për të bërë me lakmi+ ndyrësi+ të çdo lloji.
20 Mirëpo, ju nuk keni mësuar që Krishti është i tillë,+ 21 nëse vërtet e dëgjuat dhe u mësuat me anë të tij,+ në përputhje me të vërtetën+ që mësoi Jezui. 22 Ju mësuat që të flakni tej personalitetin e vjetër,+ që ishte në përputhje me mënyrën e mëparshme të sjelljes suaj dhe që është korruptuar+ sipas dëshirave të tij mashtruese,+ 23 të rinoheni në forcën që vë në veprim mendjen tuaj+ 24 dhe të vishni+ personalitetin e ri,+ i cili u krijua+ sipas vullnetit të Perëndisë në drejtësi+ dhe besnikëri të vërtetë.
25 Prandaj, tani që keni flakur tej gënjeshtrën,+ secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij,+ sepse ne jemi gjymtyrë që i përkasim njëri-tjetrit.+ 26 Zemërohuni, por mos mëkatoni.+ Perëndimi i diellit të mos ju gjejë të acaruar,+ 27 as mos i lini vend Djallit.+ 28 Vjedhësi të mos vjedhë më,+ por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë,+ që të ketë diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari.+ 29 Nga goja juaj të mos dalë asnjë thënie e kalbur,+ por vetëm fjalë të mira, që të ndërtojnë sipas nevojës, që t’u japin diçka të dobishme atyre që i dëgjojnë.+ 30 Veç kësaj, mos e hidhëroni frymën e shenjtë të Perëndisë,+ me të cilën jeni vulosur+ për ditën kur do të çliroheni nëpërmjet shpërblesës.+
31 Hiqni çdo vrer shpirtlig,+ zemërim, furi, të bërtitur dhe sharje,+ bashkë me çdo të keqe.+ 32 Dhe bëhuni mirëdashës+ me njëri-tjetrin, zemërdhembshur,+ duke e falur njëri-tjetrin bujarisht, ashtu si edhe Perëndia ju ka falur bujarisht nëpërmjet Krishtit.+