Sipas Mateut
5 Kur pa turmat, Jezui u ngjit në mal dhe, pasi u ul, dishepujt i shkuan pranë. 2 Atëherë ai nisi të fliste* dhe t’i mësonte:
3 «Lum ata që e kuptojnë se kanë nevojë për Perëndinë,*+ sepse atyre u përket Mbretëria e qiejve!
4 Lum ata që vajtojnë, sepse do të ngushëllohen!+
5 Lum ata që janë me natyrë të butë,*+ sepse do të trashëgojnë tokën!+
6 Lum ata që janë të uritur dhe të etur+ për drejtësinë, sepse do të ngopen!+
7 Lum të mëshirshmit,+ sepse do t’u tregohet mëshirë!
8 Lum ata që kanë zemër të pastër,+ sepse do të shohin Perëndinë!
9 Lum paqebërësit,*+ sepse do të quhen bij të Perëndisë!
10 Lum ata që përndiqen për hir të drejtësisë,+ sepse atyre u përket Mbretëria e qiejve!
11 Lum ju kur njerëzit ju poshtërojnë+ e ju përndjekin+ dhe thonë lloj-lloj gënjeshtrash të liga kundër jush për shkakun tim!+ 12 Gëzoni dhe ngazëlloni,+ se i madh është shpërblimi+ juaj në qiej, sepse kështu i përndoqën edhe profetët përpara jush.+
13 Ju jeni kripa+ e tokës. Mirëpo, nëse kripa e humb shijen, si do t’i kthehet kripësia? Nuk mund të përdoret më për asgjë, veçse për t’u hedhur përtokë+ që të shkelet me këmbë.
14 Ju jeni drita e botës.+ Një qytet nuk mund të fshihet nëse ndodhet në mal. 15 Një llambë nuk ndizet për t’u vënë nën shinik,* por për t’u vënë në mbajtësen e vet që të ndriçojë për gjithë ata që janë në shtëpi.+ 16 Po njësoj le të ndriçojë drita juaj para njerëzve,+ që të shohin veprat tuaja të shkëlqyera+ dhe t’i japin lavdi Atit tuaj që është në qiej.+
17 Mos mendoni se erdha të zhvlerësoj* Ligjin ose Profetët. Nuk erdha për të zhvlerësuar, por për të përmbushur.+ 18 Vërtet po ju them se më shpejt do të zhdukej qielli e toka, sesa të zhdukej pa u përmbushur qoftë edhe shkronja më e vogël ose një pjesëz shkronje nga Ligji.+ 19 Prandaj, kushdo që shkel një nga këto urdhërime, qoftë edhe më të voglin, dhe i mëson edhe të tjerët të bëjnë kështu, do të quhet i padenjë* për të hyrë në Mbretërinë e qiejve. Por, kushdo që i zbaton ato dhe ua mëson të tjerëve, do të quhet i denjë* për të hyrë në Mbretërinë e qiejve. 20 Vërtet po ju them se, nëse drejtësia juaj nuk qëndron më lart se ajo e skribëve dhe e farisenjve,+ nuk do të hyni kurrsesi në Mbretërinë e qiejve.+
21 Ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos vrit,+ dhe kushdo që kryen një vrasje, do të japë llogari para gjyqit.’+ 22 Megjithatë unë po ju them se kushdo që ushqen zemërim+ kundër vëllait të vet,* do të japë llogari para gjyqit. Kushdo që e fyen rëndë vëllanë e vet me fjalë të turpshme do të japë llogari para Gjykatës së Lartë dhe kushdo që thotë: ‘Njeri i marrë e i poshtër!’, rrezikon të dënohet në Gehenën*+ e zjarrtë.
23 Nëse ti, pra, po sjell flijimin* tënd në altar+ dhe atje kujtohesh se vëllai yt ka diçka kundër teje, 24 lëre flijimin atje para altarit dhe ik. Bëj më parë paqe me vëllanë tënd e pastaj kthehu dhe paraqit flijimin.+
25 Rregulloji shpejt punët me kundërshtarin tënd sa je ende rrugës me të për në gjyq, që ai të mos të dorëzojë te gjykatësi dhe gjykatësi te nëpunësi i gjyqit, e kështu të futesh në burg.+ 26 Me të vërtetë po të them se nuk ke për të dalë që andej pa paguar edhe monedhën e fundit.*
27 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Mos kryej kurorëshkelje.’*+ 28 Por unë po ju them se kushdo që vazhdon ta shikojë një grua+ aq sa ta dëshirojë, tashmë ka kryer kurorëshkelje me të në zemër.+ 29 Nëse syri i djathtë po të bëhet pengesë,* hiqe dhe flake tej,+ sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të hidhet në Gehenë* i gjithë trupi.+ 30 Gjithashtu, nëse dora e djathtë po të bëhet pengesë, prite dhe flake tej,+ sepse është më mirë të humbasësh një nga gjymtyrët, sesa të përfundojë në Gehenë* i gjithë trupi.+
31 Veç kësaj është thënë: ‘Kushdo që e divorcon gruan, le t’i japë asaj një certifikatë divorci.’+ 32 Megjithatë unë po ju them se ai që e divorcon gruan, përveç rastit kur ajo kryen imoralitet seksual,* e vë atë në rrezik që të kryejë kurorëshkelje, dhe kushdo që martohet me një grua të divorcuar,* kryen kurorëshkelje.+
33 Përsëri, ju keni dëgjuar se të lashtëve u ishte thënë: ‘Mos u beto më kot,+ por mbaji zotimet që ke marrë para Jehovait.’*+ 34 Megjithatë unë po ju them: mos u beto fare+ as për qiellin, sepse është froni i Perëndisë, 35 as për tokën, sepse është stoli i këmbëve të tij+ dhe as për Jerusalemin, sepse është qyteti i Mbretit të madh.+ 36 Mos u beto as për kokën tënde, sepse s’e bën dot të bardhë a të zezë qoftë edhe një fije floku. 37 Mjafton të thuash «po» e të jetë «po», dhe «jo» e të jetë «jo»,+ sepse çdo gjë që thuhet përtej këtyre, vjen nga i Ligu.+
38 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Sy për sy e dhëmb për dhëmb.’+ 39 Megjithatë unë po ju them: mos ia kthe flakë për flakë njeriut të lig, por atij që të jep një shuplakë në faqen e djathtë, ktheji edhe tjetrën.+ 40 Dhe, nëse dikush do që të të hedhë në gjyq e të marrë veshjen tënde,* jepi edhe mantelin.*+ 41 Gjithashtu, nëse dikush me autoritet të detyron të ecësh* me të një kilometër,* shko me të dy kilometra. 42 Jepi atij që të kërkon ndihmë dhe mos i kthe krahët atij që të kërkon borxh.*+
43 Ju keni dëgjuar se është thënë: ‘Duaje të afërmin tënd*+ dhe urreje armikun.’ 44 Megjithatë unë po ju them: vazhdoni të doni armiqtë tuaj+ e të luteni për ata që ju përndjekin,+ 45 që të tregoni se jeni bij të Atit tuaj që është në qiej,+ sepse falë tij dielli lind mbi të ligjtë e mbi të mirët dhe shiu bie mbi të drejtët e mbi të padrejtët.+ 46 E nëse doni vetëm ata që ju duan, çfarë shpërblimi meritoni?+ A nuk bëjnë njësoj edhe taksambledhësit? 47 Nëse përshëndetni vetëm vëllezërit tuaj, ç’gjë të jashtëzakonshme po bëni? A nuk bëjnë njësoj edhe njerëzit nga kombet e tjera? 48 Prandaj jini të përsosur,* ashtu si është i përsosur Ati juaj qiellor.+